• Pjata

    Pjata kryesore

  • Kategoria

    Klasikët,
    Mish

  • Teknika e gatimit

    Gatim i ngadaltë,
    Tymosje

  • Niveli

    Mesatar


  • Parapërgatitja

    15 minutat

  • Përgatitja

    360 minutat

  • Totali

    375 minutat

  • Shuma

    4 pjesët

Metoda 3-2-1 për brinjë derri është metoda më e popullarizuar e përgatitjes për brinjët. Ka të bëjë me periudhat kohore nëraport me njëra-tjetrën. Prandaj brinjët jo domosdoshmërisht duhet të gatuhen për 3, 2 dhe 1 orë. Varësisht nga temperatura dhe trashësia e brinjëve, kjo lehtësisht mund të jetë edhe një orë e gjysmë, një orë apo gjysmë ore.

PËRBËRËSIT

Copë brinjë derri

  • 4 copë brinjë derri
  • 200 mllëng molle
  • salcë skare sipas dëshirës

Për lyerjen

  • 2 lugë gjelle piper i kuq
  • 1 lugë gjelle piper i kuq djegës
  • 3 lugë gjelle sheqer pluhur me ngjyrë të errët
  • 1 lugë gjelle pluhur qepe
  • 2 lugë gjelle kripë deti
  • 1 lugë gjelle piper i zi
  • 2 lugëçaji pluhur hudhre
  • 1 lugëçaji pluhur mustarde

Përbërësit

  1. Hapni deri në fund rregullatorin e ajrit në pjesën e poshtme të bazës qeramike të BigGreenEgg. Ndizni qymyr drurin në BigGreenEgg me tre starterëndezës të zjarrit dhe lëreni kapakun tëhapur për rreth 12 minuta. Zhytini në ujë njëgrusht ashkla tëdrurit të arrës amerikane.
  2. Në ndërkohë, hiqni lëkurën në anën boshe tëbrinjëve duke e futur një thikë të hollë ndërmjet lëkurës dhe brinjëve. Pastaj hiqni atë me dorë. Përsërisni të njejtën gjë me brinjët tjerë.
  3. Përzini të gjithë përbërësit për të lyer brinjët. Lyejini brinjët në të dyja anët si dhe pak në pjesën e brendshme.
  4. Hidhni ashklat e qullura tëdrurit mbi qymyrin e ndezur. Vendosni konvEGGtor-in, si dhe vendosni në të tavën drejtkëndëshe për pikim. Vendosni grilën në EGG dhe grilën për brinjë dhe pjekje. Radhitni në mënyrë të duhur brinjët nëpër grilëdhe mbyllni kapakun e EGG. Rregulloni temperaturën në 125 °C duke e mbyllur rregullatorin e poshtëm tëajrit nëdisa centimetra dhe duke e mbyllur mbyllësen e metaltë me funksion të dyfishtënë disa milimetra. Tymosini dhe piqni brinjët për 3 orë.
  5. Nxirrni brinjët nga EGG dhe vendosni një brinjë, me anën e mishit të kthyer poshtë, në njëcopë të madhe folieprej alumini. Përpiquni tëblini një lloj të trashë dhe të fortë për këtë. Hidhni çerekun e lëngut të mollës mbi të dhe vendosni brinjën e dytë. Hidhni sasinë e njejtë të lëngut të mollës mbi të dhe mbështillni mirë brinjët. Përsëritni të njejtën gjë me dy brinjët e mbetur.
  6. Vendosni brinjët e paketuar pranë njëri tjetrit në grilën e EGG. Mbyllni kapakun dhe lërini brinjët e thatë të piqen për dy orë.
  7. Nxirrni brinjët e mbështjellur nga EGG dhe hiqni folinë me kujdes. Hidhini një sasi të mirë salcebarbekju anëve të mishit të brinjëve. Vendosni nëgrilë/skarë brinjët me anën e mishit të kthyer lart, mbyllni kapakun e EGG dhe lërini të piqen për 1 orë. Nëse dëshironi, shtoni edhe patate tëëmbla në skajet e grilës që të piqen dhe shërbejini së bashku me brinjët.
  8. Nxirrni brinjët, dhe nëse ka, patatet e ëmbla të pjekura nga EGG, dhe hidhini përsëri brinjëve ca salcëbarbekju.

Aksesorët e përdorur

Recetat e ngjashme

inspiration today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi