Sinqerisht mund të themi që Big Green Egg është produkt unik. Çdokush që provon ushqimet e përgatitura në një Big Green Egg bëhet një adhurues i tij për tërë jetën falë shijes së jashtëzakonshme dhe të pakrahasueshme që sjell ai. Ku qëndron sekreti i pajisjes EGG?

Qeramika unike

Qeramika e përdorur për ndërtimin e një Big Green Egg reflekton nxehtësinë e gjeneruar nga qymyri. Kjo krijon një rrjedhje ajri që i bën përbërësit dhe ushqimet jashtëzakonisht të butë.

Qeramika e Big Green Egg u zhvillua pjesërisht nga NASA dhe ka një cilësi jashtëzakonisht të lartë, pasi ajo ka veti të shkëlqyera izoluese dhe mund të përballojë temperaturat ekstreme dhe luhatjet e temperaturës.

Qarkullimi i përsosur i ajrit

Qeramika që reflekton nxehtësinë dhe forma e Big Green Egg lejojnë që ajri të qarkullojë në mënyrë të përkryer brenda pajisjes EGG, duke bërë që ushqimi të gatuhet njëtrajtshmërisht në temperaturën e dëshiruar.

I qëndrueshëm dhe ekonomik

Qarkullimi i shkëlqyer i ajrit vjen me një avantazh të shtuar; meqë ajri i nxehtë mbetet në EGG, kjo e bën atë mjaft ekonomik në përdorim. Qymyri do të digjet për më gjatë dhe do të prodhojë më pak hi.

Përveç që është i qëndrueshëm në përdorim, pajisja EGG gjithashtu përbëhet nga materiale të qëndrueshme. Në fakt, në Big Green Egg ne synojmë të prodhojmë të gjitha produktet tona duke përdorur materiale të qëndrueshme.

Kontrolli optimal i temperaturës

Në Big Green Egg, ju mund të rregulloni dhe ruani temperaturën midis 70 dhe 350 ° C në shkallë, edhe kur temperatura jashtë është shumë më e ulët se ajo e ngrirjes.

Si rezultat i qeramikës së cilësisë së lartë që e izolon nxehtësinë, temperaturat e jashtme nuk ndikojnë në temperaturën brenda pajisjes EGG.

Cilësi e shkëlqyer

Fabrika jonë është e çertifikuar sipasa standardit ISO 9001 UL, që do të thotë se ajo përmbush standardet më të larta të cilësisë të kësaj industrie. Gjithashtu, para se një Big Green Egg të largohet nga fabrika, ai i nënshtrohet një inspektimi përfundimtar të hollësishëm.

Duke iu falënderuar pjesërisht fabrikës sonë të çertifikuar dhe procesit të inspektimit, ne qëndrojmë plotësisht prapa produktit tonë dhe ofrojmë një garanci të kufizuar gjatë gjithë jetëgjatësisë për materialet dhe prodhimin e të gjitha pjesëve qeramike të pajisjes EGG.

Funksionim i kënaqshëm për tërë jetën

Kombinimi përfundimtar i konstruksionit, procesit të prodhimit dhe qeramikës paralele e bën Big Green Egg një furnelë shumë të qëndrueshme me një jetëgjatësi më të gjatë se produktet e krahasueshme.

Një Big Green Egg mund të ndizet të paktën 100.000 herë pa pësuar ndonjë humbje në cilësinë e tij, që do të thotë se një EGG do të zgjasë, të paktën një jetë të plotë, duke ju lejuar të gatuani përbërësit dhe ushqimet në mënyrë të shëndetshme dhe me rezultate jashtëzakonisht të shijshme për ditë me radhë.

Mundësi të pafundme

Përveç pjekjes në skarë/tiganisjes, pjekjes, zierjes në avull, fërgimit në zjarr të madh dhe tymosjes, Big Green Egg është gjithashtu i përshtatshën për gatim të ngadalshëm të copave më të mëdha të mishit ose përbërësve delikatë si gocat e detit, krustacët dhe filetot e peshkut.

Duke përdorur convEGGtor-in e qeramikës, ju mund ta shndërroni lehtësisht Big Gree Egg në një furrë. Shtimi i gurit të rrafshët të gatimit ju mundëson që të piqni lehtësisht bukën dhe picën më të mirë me një kore të përsosur. Mundësitë janë të pafundme: provojini të gjitha dhe lini kreativitetin tuaj të mbretërojë!

Dizajni i menduar mirë dhe i dallueshëm

Dhe e fundit, por jo për nga rëndësia, pamja e pajisjes EGG është gjithashtu goxha spektakulare. EGG ka një formë dhe ngjyrë mbresëlënëse, gjë që e bën mjaft ikonike.

Dëshironi të mësoni më shumë për dizajnin dhe veçoritë e Big Green Egg? Zbuloni pjesët e ndryshme të EGG!

Zbuloni pajisjen EGG