• Pjata

    Pjata kryesore

  • Kategoria

    Mish

  • Teknika e gatimit

    Pjekje në skarë

  • Niveli

    I lehtë


  • Parapërgatitja

    15 minutat

  • Përgatitja

    25 minutat

  • Totali

    40 minutat

  • Shuma

    4 persona

Gegrilde lamsrack

Brinjë të butë qengji të marinuar në rozmarinë të freskët, trumzë dhe hudhër. A nuk duket kjo shijshme? Mbyllni brinjtë e qengjit shkurtimisht në të dyja anët në Big Green Egg dhe lini të piqen derisa të arrihet një temperaturë bazë prej 50 ° C për një rezultat të pjekjes ku mishi mbetet i kuqrremtë në brendësi (medium-rare).

PËRBËRËSIT

Brinjë qengji

  • 2 brinjë qengji
  • ½ tufë rozmarine
  • ½ tufë trumze
  • 6 thëlpinj hudhre
  • Kripë deti
  • mustardë

PËRGATITJA

  1. Ndëzni qymyrin në Big Green Egg dhe lëreni të ngrohet, me grilën prej gize, deri sa të arrihet temperatura prej 180 ° C.
  2. Hiqni lëkurën nga brinjtë e qengjit dhe pastroni brinjët me një thikë të vogël, nëse është e nevojshme (ose e lusni mishshitësin që të bën këtë). Hiqni halat nga rozmarina dhe gjethet nga trumza dhe i copëtoni mirë. Qërojeni hudhrën, duke prerë imët thëlpinjët dhe i përzieni me kripë deti sipas shijes dhe me barishtet.
  3. Mbuloni mishin me një shtresë mustarde. Hidheni përzierjen e barishteve në një dërrasë për prerje dhe shtypni mishin e brinjëve butësisht në përzierje, duke siguruar një mveshje të njëtrajtshme.
  4. Vendosni brinjtë e qengjit në skarë, anën e mishit teposhtë, mbyllni kapakun e EGG dhe pjekni për rreth 2 minuta. Kthejini brinjtë e qengjit për një të katërtën dhe vazhdoni pjekjen  edhe për 2 minuta.
  5. Rrotulloni brinjtë dhe futni sondën e termometrit kryesor në brendësi të mishit. Kurdisni termometrin në 50 ° C për një rezultat të pjekjes ku mishi është i kuqrremtë në brendësi (mish me gjak- medium rare). Lërini brinjtë e qengjit që të piqen  për rreth 14 deri në 16 minuta derisa të jetë arritur temperatura e vendosur.
  6. Hiqni brinjët e qengjit nga EGG. Mbuloni lirshëm me foli alumini dhe lini të pushojnë për 5 minuta para se të shërbeni mishin.

Aksesorët e përdorur

Recetat e ngjashme

Inspiration Today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi