Big Green Egg është ideale për tymosjen e produkteve dhe ushqimeve në mënyrë të përsosur. Ju do të lini një përshtypje të paharrueshme tek të gjithë mysafirët tuaj me aromën karakteristike dhe shijen delikate të ushqimit të tymosur në nxehtësi. Dëshironi të mësoni se si funksionon tymosja në Egg? Ne kemi kënaqësinët’ju shpjegojmë të gjitha!

Shikoni videon

Tymosja? Përdorni konvEGGtor-in!

Për të arritur rezultatin më të mirë, ne ju rekomandojmë që ta përdorni konvEGGtor-in  kur tymosni me Big Green Egg. Duke përdorur konvEGGtor-in, ju mund të arrini lehtëtemperaturën e ulët të nevojshme për tymosje, duke mbrojtur njëkohësisht ushqimin tuaj kundër nxehtësisë së drejtpërdrejtë të qymyrit të ndezur.

Veproni si më poshtë:

Hapi 1: Mbusheni Egg me qymyr-druri dhe starterë dhe ndizni starterët .

Hapi 2: Nëse planifikoni tymosjenduke përdorur ashkla druri ose copa druri, zhytini këto në ujë për një kohë paraprakisht dhe spërkatni ato mbi qymyr sapo ai të fillojë përflakjen. Sa më gjatë që keni ndërmend të tymosni, aq më shumë ashkla druri apo copa druri do t’ju duhen.

Hapi 3: Nxeheni skarën Vezë deri në një temperaturë prej 100-150 gradë Celsius . Tymosja bëhet në temperatura të ulëta prej 60 deri 90 gradë Celsius, por temperatura në EGG do të bie kur të vendoset konvEGGtori.

Hapi 4: Vendoseni konvEGGtorin në EGGme këmbët e kthyera përpjetë, vendosni një Enë për kullimin/pikimet dhe grilën e çelikut të pandryshkshëm sipër saj. Ena për kullimin/pikimet do të pret lëngjet dhe proteinat që përndryshe do të digjeshin ose do të mpikseshin në sipërfaqen prej qeramike tëkonvEGGtor-it.Shtoni pak ujë në enën për pikimet për të krijuar një sasi të vogël të avullit. Kjo do të ndihmojë që ushqimi juaj të piqet në mënyrë uniforme. Keni parasysh se temperatura në EGG do të bie paksa për shkak të vendosjes së këtyre aksesorëve. Natyrisht, EGGdo të jetë ende e nxehtë, edhe pse tymosja bëhet në një temperaturë relativisht të ulët. Prandaj duhet të përdorni doreza rezistente ndaj zjarrit (p.sh. EGGmitt ose SiliconeGrillingMitt ) (dorezën prej silikoni për pjekje skare)ose Kapësen e grilës për të vendosur aksesorët.

Hapi 5: Pasi EGGtë ketë arritur temperaturën e dëshiruar, vendoseni ushqimin tuaj në EGGdhe filloni tymosjen. Nëse keni ndërmend të bëni tymosjen duke përdorur një Dërrasë druri për pjekje në skarë , zhyteni atë në ujë për një kohë paraprakisht, pastaj vendoseni ushqimin tuaj në dërrasë dhe vendoseni dërrasën në EGG.

Hapi 6: Kufizoni rrjedhjen e ajrit në EGG duke mbyllur derëzën e ajrosjes në bazën e qeramikës dhe mbyllësen e metaltëme funksion të dyfishtë në kapakun e qeramikës. Kjo do të sigurojë një temperaturë konstante në EGG.

Hapi 7: Kontrolloni nëse ushqimi juaj është tymosur mirë dhe pjekur siç duhet. Ka dy mënyra për ta bërë këtë. Ju mundeni ose të kurdisni kohën e procesit tëpjekjes (tymosjes) ose mund të matni temperaturën bazë të ushqimit. Koha e tymosjes dhe temperaturat bazëvaren nga ushqimet qëtymosni dhe peshae tyre, si dhe preferenca juaj personale. Me fjalë të tjera, eksperimentoni si t’ju dëshirojë zemra! Në faqen Kontrollimi i temperaturës  do të gjeni një tabelë të dobishme me përgatitjet, peshat, temperaturat dhe kohën, për t’ju ndihmuar gjatë procesit. Për të matur temperaturën bazë të një ushqimi, mund të përdorni, për shembull, Termometrin Digjital të xhepit , ose Termometrin me dy sonda për matje nga larg ësiaose Termometrin Digjital me lexim të menjëhershëm .

Hapi 8: Pasi që ushqimi juaj të jetë gati, hiqni atë nga EGG dhe shërbejeni atë!

Ashkla druri/Copa druri dhe aroma

Për të arritur rezultatin më të mirë të tymosjes, ne ju rekomandojmë që të përdorni Ashkla druri ose Copa druri në vend të ashklave të tymit ose tallashit. Tymi i krijuar nga ashklat e drurit dhe copat e drurit në EGG u jep shije dhe aroma karakteristike përbërësve dhe ushqimeve tuaja. Kjo ju lejon të eksperimentoni me aromën e ushqimeve tuaja të tymosura.

Gjithashtu edhe lloji i ashklave të drurit ose copave të drurit të përdorura ka një ndikim në aromë. Disa lloje janë më intensive se të tjerët. Përveç kësaj, një lloj është ideal për tymosjen e mishit, ndërsa një tjetër mund të jetë më i përshtatshëm për tymosjen e peshkut. Udhëzimet për përdorimin e llojeve të ndryshme janë dhënë më poshtë.

Druri i mollës (në dispozicion si ashkla druri dhe copa druri) i shton ëmbëlsi natyrale peshkut, krustaceve dhe mishit të shpezëve. Gjithashtu funksionon mirë me mish derri dhe mish tjetër të bardhë.

Druri i qershisë (në dispozicion si ashkla druri) i jep një aromë të butë frutore dhe shkon mirë me çdo gjë. Është e shkëlqyer për përdorim me peshk, mish qengji, të gjitha llojet e mishit të gjahut, mish rose dhe mish viçi.

Druri i arrës amerikane pekan(në dispozicion si ashkla druri) i jep mishit të peshkut dhe të shpezëve një aromë të pasur dhe delikate. Druri i arrës amerikane funksionon veçanërisht mirë me ushqimet pikante të tymosura, të tilla si ushqimet klasike të barbekjuamerikane.

Druri i arrës/hikore (në dispozicion si ashkla druri dhe copa druri) funksionon shumë mire me mish të kuq, gjeldeti, mish puledhe të gjitha llojet e mishit të gjahut. Është gjithashtu ideal për tymosjen e frutave dhe arroreve, dhe i jep të gjithë përbërësve një aromë të fuqishme, pikante, tymosjeje.

Druri Meskuite (në dispozicion si ashkla druri) do t’u japë biftekut dhe bërxollës një shije të shijshme pikante.

Nëse keni mbaruar me tymosjen dhe mezi po prisni të provoni diçka të re, lexoni më shumë në faqet e Pjekjes direktenë skarë , Gatimit indirekt ose Pjekjes,ose shkarkoni udhëzuesin e përdoruesit të Big Green Egg.

Këshilla sigurie

Një Big Green Egg është shumë e sigurt për t’u përdorur me kusht që EGG të përdoret për qëllimin e saj të synuar dhe të ndiqen udhëzimet e caktuara. Duhet të jeni gjithmonë të kujdesshëm kur punoni me zjarr ose me nxehtësi. E njëjta vlen edhe kur punoni me një BigGreen EGG. Ndërsa përdorni EGG tuaj, vini re këshillat e sigurisë më poshtë dhe të jeni të kujdesshëm kur ndizni qymyrin dhe kur punoni me gaca të ndezura dhe me sipërfaqe dhe materiale të nxehta. Në këtë mënyrë ju mund të kënaqeni duke përdorur BigGreenEgg tuaj dhe të shijoni shijet që bëjnë të ju shkojë goja lëng të gjithë atyre ushqimeve të shijshme.

  • Mos e përdorni EGG në ambient të mbyllur

    Mos e ndizni EGG në ambiente të mbyllura ose në një hapësirë me ventilim të pamjaftueshëm. Edhe pse disa profesionistë mund të përdorin EGG në kuzhinat e tyre, kjo është gjithmonë në përputhje me rregulloret e ndërtimit dhe kërkon praninë e ventilimit profesional dhe një sistemi zjarrfikës.

  • Merrni parasysh rregulloret vendore kur jeni duke përdorur EGG në ambient të hapur

    Gatimi në një zjarr të hapur nuk lejohet kudo. Nëse jeni në një vend kampingu apo jeni duke bërë piknik, duhet të veproni në përputhje me rregulloret vendore, të përkohshme ose të tjera. Është e mundur që gatimi në një zjarr të hapur të lejohet, por zbatohen rregulla të veçanta – për shembull, në lidhje me distancën midis pajisjes së gatimit dhe objekteve të caktuara.

  • Mos përdorni lëndë ndezëse ose lëndë të tjera të ndezshme për të ndezur EGG

    Qymyr druri organik premium i BigGreenEgg ndizet shumë shpejt kur përdoren ndezës natyrorë ose një çakmak elektrik. Mos përdorni briketa, lëndë ndezëse ose lëndë tjera të ndezshme. Kjo mund të shkaktojë humbjen e garancisë dhe gjithashtu mund të dëmtojë shijen e produkteve që do të gatuhen.

  • Mbajeni rrjetën e derëzës së ajrosjes të mbyllur

    Duke e mbajtur rrjetën të mbyllur, ju parandaloni ikjen e ndonjë shkëndije nga EGG dhe shmangni rrezikun e rënies jashtë EGG të qymyrit të ndezur, sado i vogël që ky rrezik mund të jetë. Ju duhet hapni rrjetën vetëm kur e hiqni hirin e ftohtë.

  • Asnjëherë mos e largoni ose lëvizni enën e zjarrit (mangallin) nëse është e nxehtë ose përmban qymyr të nxehtë

    Materiali nga qeramika i enës së zjarrit ruan nxehtësinë për një kohë të gjatë. Prisni para se të largoni ose të zhvendosni enën e zjarrit dhe/ose qymyrin në enën e zjarrit derisa të jeni i sigurt që edhe qymyri edhe ena e zjarrit janë ftohur plotësisht.

  • Pas ndezjes së EGG, vendosni pjesën e sipërme/mbyllësen e metaltë me funksion të dyfishtë në oxhak.

    Pa mbyllësen prej gize me funksion të dyfishtë, temperatura në EGG do të rritet ndjeshëm, pa qenë ju në gjendje ta kontrolloni atë.

  • Asnjëherë mos shikoni brenda në oxhak kur EGG është në përdorim.

    Oxhaku nuk është një dritare për të shikuar brenda. Asnjëherë mos shikoni brenda tij kur EGG është në përdorim ose kur qymyri është duke u djegur, sepse ajri i nxehtë që del nga oxhaku mund të shkaktojë lëndime serioze.

  • Keni kujdes kur e prekni pjesën e jashtme të EGG.

    Megjithëse një BiggreenEgg nuk do të bëhet aq e nxehtë në pjesën e jashtme sa një barbekju çeliku, për shembull, prapë se prapë do të jetë e nxehtë në prekje kur është në përdorim ose para se të jetë ftohur. Gjithmonë mbani fëmijët, kafshët shtëpiake dhe materialet e djegshme larg EGG.

  • Përdorni aksesorët e duhur për të hequr grilat.

    Kur EGG është në përdorim, grilat në EGG (Grila prej Çeliku të pandryshkshëm dhe Grila prej Gize) bëhen të nxehta. Kjo është arsyeja pse ju duhet të përdorni kapësen e grilës të projektuar posaçërisht ose ngritësin (mashën) e grilës së gizes për të kapur dhe ngritur grilat e nxehta.

  • Kini kujdes gjatë heqjes së aksesorëve të përdorur.

    Gjithmonë ushtroni kujdes jashtëzakonisht të madh kur largoni komponentë të nxehtë dhe aksesorë nga EGG, si p.sh. konvEGGtorin ose gurin e sheshtë të pjekjes. Gjithmonë duhet të përdorni doreza rezistente ndaj nxehtësisë, si EGGmitt ose dorëza prej silikoni për skarë (SiliconeGrillingMitt), si dhe mjetet e duhura, me qëllim parandalimin e djegieve. Çeliku i pandryshkshëm, giza dhe qeramika mund të bëhen jashtëzakonisht të nxehta. Vendosni pajisjet e përdorura në një sipërfaqe jo të djegshme, ku ato nuk do të preken aksidentalisht e të shkaktojnë djegie.

  • Gjithmonë jini të vetëdijshëm për një rrezik zjarri!

    Asnjëherë mos e lini pa mbikëqyrje një EGG që është në punë me kapak të hapur. Kur EGG është duke u përdorur, keni kujdes për ndonjë gjethe të thatë, dysheme druri dhe materiale të tjera të djegshme në afërsi të drejtpërdrejtë. Ato mund të paraqesin një rrezik zjarri nëse vijnë në kontakt me shkëndija ose me qymyr druri të nxehtë. Gjithashtu kushtojini vëmendje mjedisit tuaj kur përdorni EGG. Zjarri mund të jetë i rrezikshëm për njerëzit, kafshët, pronën dhe natyrën.

  • Parandalimi i një shpërthimi të ajrit të nxehtë gjatë ose pas përdorimit

    Derisa qymyri në EGG është duke u djegur, së pari duhet të hapni kapakun me kujdes rreth 5 centimetra disa herë para se ta hapni plotësisht. Kjo lejon që ajri të rrjedhë ngadalë në EGG, duke parandaluar që të ndodhë një shpërthim i nxehtësisë. Bëni shumë kujdes kur hapni një EGG të nxehtë me një mbyllëse të metaltë me funksion të dyfishtë dhe derëz të ajrosjes, pasi hyrja e papritur e ajrit mund të shkaktojë flakë të mëdha të rrezikshme. Nëse kjo ndodh, mbylleni menjëherë kapakun për të shuar flakët, pastaj hapni me kujdes kapakun pak centimetra disa herë përpara se ta hapni plotësisht atë. Ne ju rekomandojmë që gjithmonë të mbani doreza rezistente ndaj nxehtësisë dhe të siguroni mbrojtje adekuate personale.

  • Asnjëherë mos e shuani qymyr-drurin duke përdorur ujë.

    Nëse e mbyllni derëzën e ajrosjes pas përdorimit dhe mbuloni oxhakun me kapakun shuarës prej qeramike, qymyr druri do të shuhet për rreth 20 minuta. Kjo do të thotë që ju kurrë nuk keni nevojë të përdorni ujë ose ndonjë mjet tjetër për shuarje.

BigGreenEgg ka bërë gjithçka të mundshme për të garantuar sigurinë e pajisjes kur është në përdorim. Megjithatë, vetë përdoruesit janë përgjegjës për sigurinë e tyre dhe atë të mjedisit të tyre. Përdoruesit duhet gjithmonë të veprojnë me kujdes dhe të trajtojnë EGG dhe pajisjet shtesë/aksesorët me kujdes.

Inspiration Today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi