Gatimi indirekt në Big Green Egg? S’ka më lehtë! Me convEGGtor mund ta ktheni pajisjen e gjithanshme EGG në një furrë të vërtetë konveksioni. Kjo ju lejon të zieni ushqime për një kohë të gjatë në një temperaturë të ulët ose të lartë pa pasur kjo ndonjë ndikim negativ në shijen e tyre. Shikoni videon tonë të udhëzimeve për të kuptuar se si funksionon gatimi indirekt në EGG!

Shikoni videon

Përdorni konvEGGtor

KonvEGGtor-iështë në thelb një mburojë qeramike e nxehtësisë. Ajo mbron ushqimin tuaj kundër ngrohjes direkte nga qymyr-druri i ndezur dhe në të njëjtën kohë siguron që nxehtësia tëmund të qarkullojë nëpër tërë pajisjen EGG, duke lejuar kështu që ushqimi i juaj të piqet në mënyrë uniforme.

Për të përgatitur një ushqim duke përdorur konvEGGtor-in, ndiqni hapat e mëposhtëm.

Hapi 1: Mbusheni EGG me qymyr-druri dhe starterë dhe ndizni starterët. N.B. Me konvEGGtorin tuaj ju mund të përgatitni receta të shijshme me pjekje/zirje të ngadaltë, në të cilat EGG qëndron ndezur për orë të tëra. Nëse keni ndërmend ta bëni këtë, sigurohuni që të ketë qymyr druri të mjaftueshëm në EGG, sepse sigurisht që nuk preferoni të shtoni qymyr-druri tërë kohën gjatë gatimit.

Hapi 2: Vendoseni konvEGGtorin me këmbët e kthyerapërpjetë dhe vendosni grilën prej çeliku të pandryshkshëm sipër tij.

Hapi 3: NxeheniEGG deri në temperaturën e dëshiruar . Nëse dëshironi të përgatitni një pulë të shijshme të thekur/kërce, për shembull, temperatura e EGG duhet të jetë midis 180 dhe 200 gradë Celsius.

Hapi 4: Sapo EGG të arrijë temperaturën e dëshiruar, vendoseni ushqimin tuaj në EGG dhe filloni gatimin.

Hapi 5: Kontrolloni nëse ushqimi ështëgatuar siç duhet. Ka dy mënyra për ta bërë këtë. Ju ose mund ta llogaritni kohën e gatimit (për këtë recetë të pulës kjo do të jetë rreth 1 orë) ose mund ta matni temperaturën bazë (për këtë recetë të pulës temperatura duhet të jetë 77 ° C). Në faqen Kontrollimi i temperaturës  ju do të gjeni një tabelë të dobishme që përmban përgatitjet, peshat, temperaturat dhe kohën. Për të matur temperaturën bazë të një ushqimi, mund të përdorni Termometrin Digjital të xhepit, dhe Termometrin me dy sonda për matje nga largësia ose Termometrin Digjital me lexim të menjëhershëm .

Hapi 6: Pasi ushqimi juaj të jetë gati, shërbejeni dhe kënaquni!

Kur gatuani në mënyrë indirekte, gjithmonë mbani të mbyllur kapakun e qeramikës së skarës EGG sa më shumë që të jetë e mundur. Nëse ju duhet të hapni kapakun, bëni këtë me kujdes në 2 hapa, për të parandaluar një shpërthim ajri të nxehtë.

Dhe kur të keni përfunduar gatimin në EGG, mos harroni të pastroni grilën tuaj (dhe çdo pajisje tjetër shtesë) dhe të shuaniEGG .

A dëshironi të provoni  një teknikë tjetër gatimi? Lexoni më shumë në faqet Pjekja në skarë e drejtpërdrejtë , Tymosja ose Pjekj .

Këshilla sigurie

Një BigGreenEgg është shumë e sigurt për t’u përdorur me kusht që EGG të përdoret për qëllimin e saj të synuar dhe të ndiqen udhëzimet e caktuara. Duhet të jeni gjithmonë të kujdesshëm kur punoni me zjarr ose me nxehtësi. E njëjta vlen edhe kur punoni me një BigGreen EGG. Ndërsa përdorni EGG tuaj, vini re këshillat e sigurisë më poshtë dhe të jeni të kujdesshëm kur ndizni qymyrin dhe kur punoni me gaca të ndezura dhe me sipërfaqe dhe materiale të nxehta. Në këtë mënyrë ju mund të kënaqeni duke përdorur BigGreenEgg tuaj dhe të shijoni shijet që bëjnë të ju shkojë goja lëng të gjithë atyre ushqimeve të shijshme.

  • Mos e përdorni EGG në ambient të mbyllur

    Mos e ndizni EGG në ambiente të mbyllura ose në një hapësirë me ventilim të pamjaftueshëm. Edhe pse disa profesionistë mund të përdorin EGG në kuzhinat e tyre, kjo është gjithmonë në përputhje me rregulloret e ndërtimit dhe kërkon praninë e ventilimit profesional dhe një sistemi zjarrfikës.

  • Merrni parasysh rregulloret vendore kur jeni duke përdorur EGG në ambient të hapur

    Gatimi në një zjarr të hapur nuk lejohet kudo. Nëse jeni në një vend kampingu apo jeni duke bërë piknik, duhet të veproni në përputhje me rregulloret vendore, të përkohshme ose të tjera. Është e mundur që gatimi në një zjarr të hapur të lejohet, por zbatohen rregulla të veçanta – për shembull, në lidhje me distancën midis pajisjes së gatimit dhe objekteve të caktuara.

  • Mos përdorni lëndë ndezëse ose lëndë të tjera të ndezshme për të ndezur EGG

    Qymyr druri organik premium i BigGreenEgg ndizet shumë shpejt kur përdoren ndezës natyrorë ose një çakmak elektrik. Mos përdorni briketa, lëndë ndezëse ose lëndë tjera të ndezshme. Kjo mund të shkaktojë humbjen e garancisë dhe gjithashtu mund të dëmtojë shijen e produkteve që do të gatuhen.

  • Mbajeni rrjetën e derëzës së ajrosjes të mbyllur

    Duke e mbajtur rrjetën të mbyllur, ju parandaloni ikjen e ndonjë shkëndije nga EGG dhe shmangni rrezikun e rënies jashtë EGG të qymyrit të ndezur, sado i vogël që ky rrezik mund të jetë. Ju duhet hapni rrjetën vetëm kur e hiqni hirin e ftohtë.

  • Asnjëherë mos e largoni ose lëvizni enën e zjarrit (mangallin) nëse është e nxehtë ose përmban qymyr të nxehtë

    Materiali nga qeramika i enës së zjarrit ruan nxehtësinë për një kohë të gjatë. Prisni para se të largoni ose të zhvendosni enën e zjarrit dhe/ose qymyrin në enën e zjarrit derisa të jeni i sigurt që edhe qymyri edhe ena e zjarrit janë ftohur plotësisht.

  • Pas ndezjes së EGG, vendosni pjesën e sipërme/rEGGulator me funksion të dyfishtë në oxhak.

    Pa rEGGulator me funksion të dyfishtë, temperatura në EGG do të rritet ndjeshëm, pa qenë ju në gjendje ta kontrolloni atë.

  • Asnjëherë mos shikoni brenda në oxhak kur EGG është në përdorim.

    Oxhaku nuk është një dritare për të shikuar brenda. Asnjëherë mos shikoni brenda tij kur EGG është në përdorim ose kur qymyri është duke u djegur, sepse ajri i nxehtë që del nga oxhaku mund të shkaktojë lëndime serioze.

  • Keni kujdes kur e prekni pjesën e jashtme të EGG.

    Megjithëse një BiggreenEgg nuk do të bëhet aq e nxehtë në pjesën e jashtme sa një barbekju çeliku, për shembull, prapë se prapë do të jetë e nxehtë në prekje kur është në përdorim ose para se të jetë ftohur. Gjithmonë mbani fëmijët, kafshët shtëpiake dhe materialet e djegshme larg EGG.

  • Përdorni aksesorët e duhur për të hequr grilat.

    Kur EGG është në përdorim, grilat në EGG (Grila prej Çeliku të pandryshkshëm dhe Grila prej Gize) bëhen të nxehta. Kjo është arsyeja pse ju duhet të përdorni kapësen e grilës të projektuar posaçërisht ose ngritësin (mashën) e grilës së gizes për të kapur dhe ngritur grilat e nxehta.

  • Kini kujdes gjatë heqjes së aksesorëve të përdorur.

    Gjithmonë ushtroni kujdes jashtëzakonisht të madh kur largoni komponentë të nxehtë dhe aksesorë nga EGG, si p.sh. konvEGGtorin ose gurin e sheshtë të pjekjes. Gjithmonë duhet të përdorni doreza rezistente ndaj nxehtësisë, si EGGmitt ose dorëza prej silikoni për skarë (SiliconeGrillingMitt), si dhe mjetet e duhura, me qëllim parandalimin e djegieve. Çeliku i pandryshkshëm, giza dhe qeramika mund të bëhen jashtëzakonisht të nxehta. Vendosni pajisjet e përdorura në një sipërfaqe jo të djegshme, ku ato nuk do të preken aksidentalisht e të shkaktojnë djegie.

  • Gjithmonë jini të vetëdijshëm për një rrezik zjarri!

    Asnjëherë mos e lini pa mbikëqyrje një EGG që është në punë me kapak të hapur. Kur EGG është duke u përdorur, keni kujdes për ndonjë gjethe të thatë, dysheme druri dhe materiale të tjera të djegshme në afërsi të drejtpërdrejtë. Ato mund të paraqesin një rrezik zjarri nëse vijnë në kontakt me shkëndija ose me qymyr druri të nxehtë. Gjithashtu kushtojini vëmendje mjedisit tuaj kur përdorni EGG. Zjarri mund të jetë i rrezikshëm për njerëzit, kafshët, pronën dhe natyrën.

  • Parandalimi i një shpërthimi të ajrit të nxehtë gjatë ose pas përdorimit

    Derisa qymyri në EGG është duke u djegur, së pari duhet të hapni kapakun me kujdes rreth 5 centimetra disa herë para se ta hapni plotësisht. Kjo lejon që ajri të rrjedhë ngadalë në EGG, duke parandaluar që të ndodhë një shpërthim i nxehtësisë. Bëni shumë kujdes kur hapni një EGG të nxehtë me një mbyllëse të metaltë me funksion të dyfishtë dhe derëz të ajrosjes, pasi hyrja e papritur e ajrit mund të shkaktojë flakë të mëdha të rrezikshme. Nëse kjo ndodh, mbylleni menjëherë kapakun për të shuar flakët, pastaj hapni me kujdes kapakun pak centimetra disa herë përpara se ta hapni plotësisht atë. Ne ju rekomandojmë që gjithmonë të mbani doreza rezistente ndaj nxehtësisë dhe të siguroni mbrojtje adekuate personale.

  • Asnjëherë mos e shuani qymyr-drurin duke përdorur ujë.

    Nëse e mbyllni derëzën e ajrosjes pas përdorimit dhe mbuloni oxhakun me kapakun shuarës prej qeramike, qymyr druri do të shuhet për rreth 20 minuta. Kjo do të thotë që ju kurrë nuk keni nevojë të përdorni ujë ose ndonjë mjet tjetër për shuarje.

BigGreenEgg ka bërë gjithçka të mundshme për të garantuar sigurinë e pajisjes kur është në përdorim. Megjithatë, vetë përdoruesit janë përgjegjës për sigurinë e tyre dhe atë të mjedisit të tyre. Përdoruesit duhet gjithmonë të veprojnë me kujdes dhe të trajtojnë EGG dhe pajisjet shtesë/aksesorët me kujdes.

Inspiration Today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi