• Pjata

    Pjata kryesore

  • Kategoria

    Klasikët,
    Mish

  • Teknika e gatimit

    Pjekje

  • Niveli

    I lehtë


  • Parapërgatitja

    20 minutat

  • Përgatitja

    50 minutat

  • Totali

    70 minutat

  • Shuma

    4 persona

Kjo video ju tregon se si të bëni disa nga burgerët shtëpie me djathë ndër më të mirët që keni provuar ndonjëherë. Një recetë të lehtë të hamburgerit që është kënaqësi për ta bërë dhe rezultati është thjesht i shijshëm.

PËRBËRËSIT

Hamburger

  • 2 qepë të bardha
  • 4 rriskaproshutë
  • 600 g mish i bluar
  • 1 vezë
  • ½ lugë gjelle piper të zi
  • pluhur speci i kuq
  • salcëWorcestershire
  • mustardë
  • 1 lugë gjelle krip të imtë deti
  • vaj ulliri
  • 1 domate
  • 2 tranguj
  • 1 qepë të kuqe
  • 4 bukë/kuleqë për hamburger
  • 30 g marule të përzier
  • majonezë
  • 4 feta djathëcheddar
  • keçap ose salcë tjetër sipas dëshirës suaj

PËRGATITJA

  1. Ndizni qymyrin në skarën Big Green Egg dhe lëreni të ngrohet në temperaturë 140°C, me Tiganine gizës në formë gjysmëhëne Plancha(me pjesën e lëmuar sipër)brenda saj.
  2. Qëroni qepët e bardha dhe preni ato në formë rrethore (si unaza). Fërgoni proshutën derisa të bëhet e rreshkët për rreth 15 minuta si dhe qepët e prera në formë unazore deri sa tëmarrin shkëlqim.
  3. Në ndërkohë, përzini mishin e bluar me vezën, piperin e zi, pluhurin e specit të kuq, salcën Worcestershire, mustardën dhe kripen e detit. Ndani përzierjen e mishit në katër pjesë tëbarabarta dhe ktheni ato në formë të mishit të hamburgerit duke përdorë një Shtypëse për mishin e hamburgerit (e cila duhet të jetë vajosur me vaj luledielli). Vendosni ato në frigorifer derisa të ju duhen sërish.
  4. Preni domaten dhe trangujt në pjesë të holla. Qëroni qepën e kuqe dhe preni atë në unaza të holla.
  5. Largoni proshutën nga Tigani i gizës në formë gjysmëhëne Planchadhe thani ato me letër kuzhine. Largoni qepët në formë unaze dhe vendosni anash në një enë. Përdorni dorëzën EGGmitt për ta larguar Tiganine gizës në formë gjysmëhëne Planchadhe bëni që temperatura e skarës EGG të arrijë në200°C.
  6. Lyejeni mishin për hamburgerë me vaj ulliri. Vendosni pjesët e mishit të hamburgerit në grilë, mbyllni kapakun e skarës EGG dhe fërgoni mishin për rreth 4 minuta në secilën anë. Në ndërkohë preni bukën për hamburger përgjysmë.
  7. Vendosni bukën e prerë përgjysmë të hamburgerit kah ana e poshtme pranë mishit të hamburgerit dhe fërgojeni për rreth 30 sekonda. Largoni mishin dhe bukën nga skara EGG.
  8. Vendosni mbi njërën gjysmë të bukës marulen e përzier, domatet e prera, trangujt dhe unazat e qepës. Shtoni majonezë sipas dëshirës. Vendosni mbi të mishin e hamburgerit, një pjesë djathëcheddar, unazat e fërguara të qepës së bardhë dhe proshutën e fërguar si dhe keçapin apo salcën tuaj të preferuar. Pastaj mbuloni atë me gjysmën tjetër të bukës.

Aksesorët e përdorur

Recetat e ngjashme

Inspiration Today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi