• Pjata

    Pjata kryesore

  • Kategoria

    Fruta,
    Mish

  • Teknika e gatimit

    Pjekje në skarë

  • Niveli

    Mesatar


  • Parapërgatitja

    40 minutat

  • Përgatitja

    30 minutat

  • Totali

    70 minutat

  • Shuma

    4 persona

Nëse jeni duke kërkuar një recetë origjinale të hamburgerit, atëherë e keni gjetur. Mbushja me mango e bën këtë hamburger shumë të veçantë. Nëse dëshironi që përgatitja të jetë edhe më e lehtë, natyrisht mund ta lyeni me një lugë të mbushjes mishin e hamburgerit kur i vendosni përbërësit tjerë në hamburger.

PËRBËRËSIT

Hamburgerë

  • 600 g mish i bluar lope
  • 1 vezë
  • ½ luge gjelle piper të zi
  • 1 lugë çaji kripë deti e imët
  • vaj ulliri
  • 1 domate
  • 2 tranguj të vegjël turshi
  • ½ qepë e kuqe
  • 4 simite për hamburgerë
  • marule të përziera
  • 4 rriska djathi cheddar
  • majonez
  • keçap ose salcë barbekju

Për mbushjen

  • 1 mango e pjekur (jo në zjarr)
  • ½ spec i kuq
  • 2 lugë gjelle sheqer i bardhë

PARAPËRGATITJA

  1. Për mbushjen, qërojeni mangon dhe largojeni tulin nga bërthama. Priteni mangon në kubëza si dhe priteni specin e kuq në rrathë të hollë. Nxehini, së bashku me sheqerin dhe një grusht ujë, në tiganin e vendosur mbi shporet. Lërini të vlojnë për rreth 20 minuta.
  2. Fikni nxehtësinë dhe lëreni mbushjen të ftohet.
  3. Përziejeni mishin e bluar me vezën, piperin e zi dhe kripën e detit. Ndajeni përzierjen e mishit të bluar në katër pjesë të barabarta. Lyejeni formësuesin për hamburgerë me pak vaj ulliri. Vendosni në pjesën e poshtme dhe anët e formësuesit rreth dy të tretat e njërës pjesë të mishit të bluar. Vendosni një lugë të madhe me mbushje në mishin e bluar. Pjesën e mbetur të mishit të bluar bëjeni si qofte që të mund të futet në formësues. Mbulojeni mbushjen  me të dhe shtypini të gjitha së bashku me kapakun e formësuesit të burgerit. Bëni edhe tre burgerë tjerë në të njëjtën mënyrë, pastaj mbulojini dhe lërini të qëndrojnë në frigorifer.

PËRGATITJA

  1. Ndizeni qymyr-drurin në “Big Green Egg” dhe nxeheni, së bashku me grilën nga giza, deri në temperaturën prej 220°C. Ndërkohë, pritini domatet dhe trangujt në rriska të holla. Qërojini qepët dhe pritini në formë të rrathëve të hollë.
  2. Lyejini hamburgerët me vaj ulliri. Vendosini ata në grilë, mbylleni kapakun e “EGG”-ut dhe piqini rreth 3-4 minuta në secilën anë. Ndërkohë, pritini simitet e hamburgerit në gjysmë.
  3. Vendosini gjysmat e simiteve nga ana e prerë e tyre pranë mishit të hamburgerit dhe piqini për rreth 30 sekonda. Largoni mishin dhe simitet nga “EGG”-u.
  4. Hidhni ca marule të përziera, rriska domatesh, trangujsh turshi dhe rrathët e qepëve në njërën gjysmë të simites. Shtoni ca majonezë sipas shijes. Vendosni mishin e hamburgerit dhe një rriskë djathi cheddar në simite dhe shtoni keçap ose salcën tuaj të preferuar barbekju. Pastaj mbulojini me gjysmën tjetër të simites.

Aksesorët e përdorur

Inspiration Today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi