• Pjata

    Paragjella (Oreks-ndjellësja)

  • Kategoria

    Klasikët,
    Mish,
    Mish peshku,
    Tuna

  • Teknika e gatimit

    Tymosje

  • Niveli

    I lehtë


  • Parapërgatitja

    15 minutat

  • Përgatitja

    60 minutat

  • Totali

    75 minutat

  • Shuma

    4-6 persona

Kjo video ju tregon se si të bëni vetë Vitello Tonnato të tymosur, i cili është një ushqim italian që përbëhet nga mish viçi i ftohtë me salcë toni. Kjo recetë e letë Vitello Tonnato do të jetë një para-gjellë madhështore. Ju gjithashtu mund të bëni një sandviç të shijshëm me të dhe ta hani atë për drekë!

PËRBËRËSIT

Vitello tonnato

  • 800 g deri 1.2 kg mish viçi

Për përzierje mëlmesash (marinadë të thatë-ang. rub):

  • 1 lugë gjelle piper të kuq
  • 1 lugë gjelle piper speci të tymosur (pimentón)
  • ½ lugë çaji piper djegës cayenne

Për salcën

  • 1 1 kanaçe tuna në ujë (160 g)
  • 1 lugë gjelle kapre
  • 3-4 lugë gjelle majonezë
  • lëng të ½ e limonit

Për dekorim

  • 8 fruta të vogla kapre
  • 1 lugë gjelle kapre
  • 100 g marule te përziera
  • 1 limon të paspërkatur

PËRGATITJA

  1. Zhytini një grusht ashkla të drurit të arrës amerikane në ujë. Përziejini disa grushte ashkla druri të arrës amerikane (jo të lagura) në qymyrin jo të ndezur. Hapeni deri në fund derëzën e ajrosjes në bazën qeramike të Big Green Egg, hidhini tre startues zjarri mbi qymyr dhe ndizni ato. Lëreni kapakun e EGG të hapur për 10-12 minuta.
  2. Në ndërkohë hiqni mishin e viçit nga frigoriferi. Përziejini së bashku të gjithë përbërësit për përzierjen me mëlmesa dhe lyeni pakursyer me këtë përzierje të gjitha anët e mishit.
  3. Spërkatni ashklat e lagura mbi qymyrin e ndezur. Rregulloni konvEGGtor-in dhe vendosni grilën brenda EGG. Vendoseni mishin e viçit në grilë, mbyllni kapakun e EGG dhe lëreni derisa të arrijë temperaturën prej rreth100°C. Lëreni mishin e viçit të gatuhet për rreth 50 minuta derisa mishi të arrijë një temperaturë bazë prej 52°C. Mund të matni temperaturën me Termometrin digjital për lexim të menjëhershëm ose termometrin me dy sonda për matje nga largësia.
  4. Në ndërkohë, përgatitni salcën me tuna. Kullojini tunën dhe kaprën, dhe në blender, përziejini me përbërësit e tjerë për salcën. Struktura e kësaj salce mund të jetë pak e trashë. Lezetojeni salcën me kripë dhe piper sipas shijes dhe mbulojeni atë për ta ruajtur në frigorifer deri sa të jetë gati për ta shërbyer.
  5. Hiqni mishin e viçit nga EGG dhe lëreni të ftohet. Mbështilleni me një qese dhe ruajeni atë në frigorifer derisa të jetë gati për ta shërbyer.
  6. Pritini viçin në rriskatë holla para se të shërbeni vitello tonnato-n. Kulloni frutat kapre dhe kaprat dhe preni frutat e kaprës në gjysmë për së gjati. Hidhni marulen e përzier mbi pjata dhe vendosni mishin e prerë të viçit sipër. Dekorojeni atë me salcë të tunës, frutat dhe kaperët e plotë dhe të prerë dhe pastaj grini me rende lëvoren e një gjysmë limoni sipër mishit.

Aksesorët e përdorur

Recetat e ngjashme

Inspiration Today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi