• Pjata

    Pjata kryesore

  • Kategoria

    Mish

  • Teknika e gatimit

    Gatim indirekt,
    Pjekje në skarë

  • Niveli

    Mesatar


  • Parapërgatitja

    60-75 minutat

  • Përgatitja

    75 minutat

  • Totali

    135-150 minutat

  • Shuma

    4 persona

Côte de boeuf met rub voor steak

Nëse dëshironi të përdorni konvEGGtor-in për të gatuar ngadalë dhe në mënyrë indirekte një copë të madhe mishi (të viçit, ju mund të parapëlqeni që paraprakisht të lyeni mishin me mëlmesa. Nuk ekziston asnjë rrezik që sheqeri apo ndonjë barishte dhe mëlmesa të forta, siç është trumza, rozmarina dhe kokrra të piperit të digjen dhe t’i japin mishit një shije të hidhët. Megjithatë, kjo mund të ndodhë kur të filloni të piqni mishin në skarë. Për këtë arsye, ne vetëm do ta spërkasim këtë côte de boeuf me një përzierje të shijshme mëlmesash për biftek, për përdorim në të gjitha llojet e përgatitjeve të mishit, pasi të jetë gatuar. Derisa mishi është lënë të qëndrojë,  lëngjet dhe avujt e ngrohtë të lëshuar do të sigurojnë që barishtet dhe mëlmesat të zbuten, duke shkaktuar që të lirohet një sasi e madhe arome për një kohë relativisht të shkurtër.

PËRBËRËSIT

Côte de boeuf

  • 1 côte de boeuf prej 1 kg

Për përzierje mëlmesash

  • 1 lugë gjelle kripë të trashë deti
  • ½ lugë gjelle gjethe trumze (të freskëta ose të thata)
  • 1 lugë çaji hala rozmarine (të freskëta ose të thara)
  • 1 lugë gjelle piper të kuq
  • 1 lugë gjelle fara kopër
  • ½ lugë gjelle kokrra të gjelbra piperi
  • ½ lugë gjelle pluhur hudhre
  • ½ lugë gjelle sheqer ngjyrë kafe

Përgatitja

  1. Ndizni qymyrin në Big Green Egg dhe ngroheni deri në 70-100 ° C. Për të përgatitur përzierjen lyrëse, hidheni kripën e detit në tavën e rrumbullakët. Nëse është e nevojshme, tymosni më shumë kripë se sa kërkohet për përdorim në të ardhmen; kripa e tymosur do të shijojë shumë mirë në çdo produkt.
  2. Shpërndani një sasi të vogël të ashklave të drurit të arrës amerikane mbi qymyrin që digjet dhe vendosni grilën në EGG. Vendoseni tavën me kripën në grilë, mbylleni kapakun e EGG dhe tymosni kripën për 45-60 minuta. Nëse jeni duke tymosur një sasi të madhe kripe, përzieni kripën herë pas here gjatë tymosjes së saj.
  3. Largoni tavën e rrumbullakët me kripën nga EGG dhe vendosni një lugë gjelle kripë në havan. Shto përbërësit e tjerë për përzierjen lyrëse me mëlmesa dhe shtypini imët në havan. Sigurohuni që të përzihen plotësisht.
  4. Largoni grilën nga EGG, vendosni konvEGGtor-in dhe ndërroni grilën. Ngrohni EGG deri në një temperaturë prej 120 ° C. Priteni një copëz dhjami nga côte de boeuf dhe me kujdes  bëni prerje kryq e tërthore. Vendosni copëzën e dhjamit në grilën e EGG për 1-2 minuta në mënyrë që dhjami të shkrihet deri në një masë.
  5. Fërkoni dhjamin mbi grilë, vendoseni cote de boeuf në grilë dhe vendoseni copëzën e dhjamit në mish. Mbyllni kapakun e EGG dhe lëreni mishin të piqet ngadalë për 30 minuta.
  6. Hiqni dhjamin nga mishi, kthejeni mishin në anën tjetër dhe vendosni përsëri dhjamin sipër. Vendosja e dhjamit në mish e bën mishin edhe më të shijshëm. Mbyllni kapakun dhe lëreni mishin të piqet deri sa të arrihet një temperaturë bazë prej 46 ° C. Në fund të kohës së përgatitjes, côte de boeuf do të jetë i gatuar ashtu që brendia është e kuqërremtë (me gjak- ang. medium-rare) e deri medium. Kontrolloni temperaturën duke përdorur termometrin digjital me lexim të menjëhershëm.
  7. Largoni mishin nga EGG, mbuloni me foli alumini dhe përdorni dorezën EGGmitt për të hequr grilën prej çeliku të pandryshkshëm dhe konvEGGtor-in. Përdorni ngritësin e grilës së gizës për vendosjen e grilës së gizës në EGG, mbyllni kapakun dhe ngrohni EGG deri në një temperaturë prej 250 ° C.
  8. Pjekni në skarë côte de boeuf për rreth 2 minuta në çdo anë. Largoni mishin nga grila dhe spërkatni lyerjen me mëlmesa në të dyja anët. Do të ju duhet  një gjysmë luge apo një lugë e plotë gjelle për këtë (ruani lyerjen e mbetur për përdorim në të ardhmen). Mbuloni lirshëm côte de boeuf me foli alumini. Lëreni côte de boeuf të qëndrojë për 10 minuta dhe pastaj preni mishin në rriska tërheqëse.

Aksesorët e përdorur

Inspiration Today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi