Shumw e vërtetë, këtu në Big Green Egg ne i bëjmë dy në një! “Foleja” e integruar + Manovruesi gërsheton dy produkte të mrekullueshme në një krijim të vetëm fantastik. Një “fole” e fortë dhe e qëndrueshme dhe një mjet praktik për të lëvizur skarën tuaj EGG në mënyrë të sigurt falë rrotave të mëdha të forta të saj. “Fole” + transport; dhe të gjitha këto me një dizajn elegant.

Shikoni video-klipin

Bukuria dhe mençuria të gërshetuara në një produkt të vetëm, të fuqishëm, zbulojnë menjëherë se Foleja e integruar + Manovruesi është një shpikje tipike e Big Green Egg. Një bazë e ndërtuar nga çeliku me doreza të forta që ta përdorni për ta lëvizur skarën tuaj EGG kudo që dëshironi: larg nga era, nën mbulojë apo edhe përkohësisht në garazh. Sipërfaqe e vrazhdë ose jo e sheshtë? Kjo nuk është problem për katër rrotat, dy prej të cilave janë të pajisura me bllokuese të rrotave. Gjatë udhëtimit, skara juaj EGG qëndron në mënyrë të sigurt në “fole” dhe dorezat mbeten të ftohta, edhe nëse skara juaj EGG jo. Kjo dyshe e integruar në mënyrë të përkryer është modeluar në format ikonike të EGG.

Modelet Kodi i artikullit
2XL 121011
XLarge 121158
Large 120175
Medium 122285

Aksesorët e përdorur

TREGTARËT E BIG GREEN EGG

Hidhini një sy listës tonë të tregtarëve zyrtarë dhe gjeni atë që është më afër jush.

Agjentët e shitjes