Big Green Egg Large është modeli më i popullarizuar i familjes Big Green Egg. Sipërfaqja e tij e gjerë e gatimit e bën të lehtë përgatitjen e të gjitha ushqimeve tuaja të preferuara dhe ato të familjes dhe miqve tuaj. Dhe për shkak se “Large” ofron hapësirë të mjaftueshme për të gatuar për 8 persona njëkohësisht, ju mund të gatuani për të gjithë në mënyrë të njëkohshme. E gjithë kjo hapësirë e disponueshme e bën jashtëzakonisht të lehtë përgatitjen e menusë së plotë me tre pjata. Instaloni “Large” -in në një tavolinë (akacie) ose në kuzhinë në ambient të hapur, ose vendosni “Large”-in në një Fole EGG (EGG Nest) dhe në Mbajtës Foleje për ta lëvizur atë në mënyrë të lehtë dhe të sigurt.

Nëse po kërkoni të nxirrni më të mirën nga EGG i juaj, atëherë Large-i mund të jetë modeli që ju përshtatet më së miri. Në fund të fundit, ai është modeli me më së shumti aksesorë, duke i bërë opsionet e gjera që ofron ky model, po pra ia qëlluat , të mëdha (“Large”). Nuk do të kalojë shumë kohë para se të sajoni një arsye për të organizuar një aheng  spontan të Big Green Egg!

Specifikacionet

Big Green Egg
LARGE

Diametri i grilës
46 cm
Sipërfaqja për gatim
1688 cm²
Pesha
73 kg
Lartësia
84 cm
Large

TREGTARËT E BIG GREEN EGG

Hidhini një sy listës tonë të tregtarëve zyrtarë dhe gjeni atë që është më afër jush.

Agjentët e shitjes