2XL

I madh, më i madh, më i madhi. Big Green Egg 2XL është anëtari më i madh i familjes Big Green Egg dhe kamado më e madhe e disponueshme në treg. Gjithçka rreth këtij modeli është mbresëlënëse: pesha e tij (170 kg), madhësia e tij, lartësia e tij (1 metër pa Folenë EGG-EGG Nest) dhe sipërfaqja e tij e gatimit (më shumë se 0,4 m2). 2XL është një model që bie në sy, merre nga ta marrësh, dhe sjell edhe një performancë në përputhje. Shtojani një fole EGG dhe një mbajtës foleje, dhe 2XL mund të zhvendoset lehtë nga një vend në tjetrin. Përveç kësaj, mekanizmi i tij i zgjuar i mënteshës e bën të mundur hapjen e këtij EGG me lehtësi.

Ashtu sikurse “vëllezërit” e tij të vegjël, përdorimi i 2XL ofron një gamë të gjerë teknikash gatimi, siç janë pjekja në skarë, pjekja, gatimi, zierja, tymosja dhe gatimi i ngadalshëm. Nëse keni një restorant, një biznes gatimi ose thjeshtë një numër të madh miqësh, atëherë Big Green Egg 2XL është modeli i duhur për ju. Është shumë i pakursyer për nga madhësia e tij dhe mundësitë kulinare, si dhe krejtësisht jopretencioz.

Specifikacionet

Big Green Egg 2XL

EGG-u i përkryer për organizime të mëdha

Diametri i grilës
73 cm
Sipërfaqja për gatim
4185 cm²
Pesha
170 kg
Lartësia
90 cm
2Xlarge Big Green Egg model

TREGTARËT E BIG GREEN EGG

Hidhini një sy listës tonë të tregtarëve zyrtarë dhe gjeni atë që është më afër jush.

Agjentët e shitjes