Gjatë përdorimit të “folesë” së tavolinës, ju në kuptimin e plotë të fjalës po e vendosni Big Green EGG në piedestal. Këmbëzat mbajtëse/foleja është projektuar posaçërisht për të mbajtur  pajisjen tuaj EGG dhe për të mbrojtur tryezën tuaj, vendin për gatim ose kuzhinën e vetë-ndërtuar në ambient të hapur kundër lirimit të nxehtësisë. Si përparësi shtesë, përdorimi i folesë së tavolinës do të mbrojë tavolinën tuaj kundër shenjave të djegjes.

Korniza metalike e “folesë” së tavolinës lejon që ajri i ngrohtë të rrjedhë lirshëm nën skarën tuaj EGG. A dëshironi ta integroni folenë e tavolinës në tavolinën tuaj të punës? Kjo është gjithashtu e mundur. Meqë nuk është e përshtatshme për të qëndruar si e pavarur, duhet ta vendosni folenë në një sipërfaqe të fortë (rezistente ndaj zjarrit). Shkaktuat rrëmujë? Ju lehtë mund ta pastroni folenë e tavolinës duke përdorur një leckë të lagur.

Modelet Kodi i artikullit
2XL 115638
XLarge 113238
Large 113214
Medium 113221

Aksesorët e përdorur

TREGTARËT E BIG GREEN EGG

Hidhini një sy listës tonë të tregtarëve zyrtarë dhe gjeni atë që është më afër jush.

Agjentët e shitjes