Big Green Egg MEDIUM
Big Green Egg Medium është mjaftueshëm kompakt sa që përshtatet me një kopsht të vogël qyteti, një oborr ose një ballkon. E megjithatë, është mjaftueshëm i madh për të pjekur në skarë, për të tymosur, për të zier ose pjekur për 6 deri në 8 persona. Me një “Medium” në kopshtin tuaj, nuk ka asgjë që mund t’ju ndalë që të ftoni familjen ose miqtë për të shijuar ushqimin e mrekullueshëm së bashku. Kjo është njëra nga arsyet pse EGG është një nga modelet tona më të popullarizuara.
Pavarësisht nëse jeni duke planifikuar gatim të ngadaltë, pjekje apo fërgim të mishit, mund të vendosni pa problem rreth 4 deri 6 kilogram mish në “Medium”. Oh, dhe para se të harrojmë, “Medium” është i përkryer për të provuar recetën tonë të mishit të pulës me birrë nga kanaçja! Është gjithashtu pikërisht gjëja e përshtatshme për përgatitjen e ushqimeve të pashembullta që përfshijnë peshk të freskët, butakë ose perime. Me convEGGtori –in dhe Gurin për Pjekjeqë vijnë bashkë me të, ju mund menjëherë ta konvertoheni Big Green Egg Medium në një furrë pice në të cilën mund të pjekni pizzat më të mira ndonjëherë. Mund të jetë “Medium”, por është shumë më tepër se vetëm mesatar!
Specifikacionet
Big Green Egg MEDIUM
Të shijuarit e ushqimit së bashku me familjen dhe miqtë
- Diametri i grilës
- 40 cm
- Sipërfaqja për gatim
- 1140 cm²
- Pesha
- 51 kg
- Lartësia
- 72 cm
TREGTARËT E BIG GREEN EGG
Hidhini një sy listës tonë të tregtarëve zyrtarë dhe gjeni atë që është më afër jush.