A keni një familje të madhe dhe/ose një grup miqësh? A gatuani në mënyrë profesionale? Apo ju pëlqen të gatuani  për grupe të mëdha? Nëse cilado nga të mësipërmet vlen për ju, atëherë Big Green Egg XLarge është bashkëpunëtori juaj i përsosur. Meqë kjo pajisje shumë-detyrëshe ka një grilë që është 30% më e madhe se ajo e “Large” , ajo ju mundëson që të shërbeni përbërës të gatuar në mënyrë të shijshme dhe ushqime për një kallabllëk njerëz në të njëjtën kohë. Me sipërfaqen e gatimit me diametër prej 61 cm të XLarge, gatimi i copave të mëdha të mishit, peshkut ose disa picave njëkohësisht nuk janë më një ëndërr, por një realitet.

 

Dhe nëse e gjeni veten në një situatë në të cilën 61 centimetra ju duken se janë pak, thjesht zgjeroni sipërfaqen e gatimit me një grilë të posaçme gatimi 2- nivelëshe dhe ngriheni gatimin tuaj në lartësi edhe më të mëdha. E çka sikur t’i jepni “XLarge” tuaj një palë EGG Mates? Ato do t’ju ofrojnë gjithë atë hapësirë pune pranë EGG-it tuaj dhe janë një vend i mrekullueshëm për të vendosur veglat dhe/ ose përbërësit tuaj. Një tjetër ide e jashtëzakonshme është që të instaloni Big Green Egg XLarge tuaj në një tavolinë (akacie) apo kuzhinë në ambient të hapur! Hë, si thoni?

Specifikacionet

Big Green Egg
XLARGE

Diametri i grilës
61 cm
Sipërfaqja për gatim
2919 cm²
Pesha
99 kg
Lartësia
78 cm
Xlarge

TREGTARËT E BIG GREEN EGG

Hidhini një sy listës tonë të tregtarëve zyrtarë dhe gjeni atë që është më afër jush.

Agjentët e shitjes