Hapini dyert kreativitetit tuaj kulinar me setin 5 pjesësh zgjerues të grilave të EGG. Ky sistem i mençur lehtëson një shumëllojshmëri të gjerë të konfigurimeve të gatimit që do t’ju lejojnë të jepni më të mirën nga vetja dhe skara juaj EGG. Ky set i menduar mirë përbëhet nga një raft dy pjesësh me shumë nivele, një shportë teli të konvEGGtorit dy gjysma grile nga çeliku i pandryshkshëm – duke e bërë Setin e Zgjerimit të EGG një pako bazë të përsosur për të gjithë entuziastët e skarës EGG.

Nëse të gjitha këto konfigurime të ndryshme nuk janë ende mjaftueshëm sfiduese për ju, ne kemi një mori aksesorësh tjerë në serinë tonë. Lejoni teknikat tuaja të preferuara të gatimit të përcaktojnë se çfarë shtojcash janë të domosdoshme për ju.

Shikoni video-klipin

2-Piece Multi Level Rack

Grila 2- pjesëshe me shumë nivele

Keni mungesë të sipërfaqes së gatimit? Atëherë ngritni gjërat edhe për një nivel më lartë! Grila 2- pjesëshe me shumë nivele përbëhet nga 2 pjesë: një grilë nga çeliku i pandryshkshëm dhe një grilë e ngritur që ju mundëson të punoni në disa nivele të ndryshme, duke dyfishuar kështu kapacitetin tuaj të gatimit. Kjo do të thotë: dy herë më shumë gatime të shijshme.

  • Grila gatuese e ngritur rrëshqitëse me hapësirë të lirë prej 10 cm për qasje të lehtë
  • Përdoreni të kthyer së prapthi për pjekje në skarë në nivel të ulet në “Stilin Kauboj”
  • Projektuar për t’u lidhur me grilën standarde prej çelikut të pandryshkshëm
  • Komponenti fillestar për sistemin e zgjerimit të EGG (EGGspander);funksionon me shportën e konvEGGtorit
EGGspander

Shporta 1-pjesëshe e konvEGGtorit

Duke e përdorur shportën e mençur të konvEGGtorit, është e lehtë ta vendosni konvEGGtorin tuaj në Big Green Egg ose ta largoni atë. Ju mund të gatuani në të drejtpërdrejt ose tërthorazi në disa nivele dhe nëse e kombinoni atë me grilën 2 pjesëshe me shumë nivele, mundësitë janë me të vërtetë të pafundme.

  • Vendosje ose heqje e lehtë e konvEGGtorit
  • Gatim i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë në shumë nivele
  • Gatim në grilën e ngritur
  • Komponenti fillestar për sistemin e zgjerimit të EGG (EGGspander);funksionon me shportën e konvEGGtorit;
  • Funksionon me grilën 2- pjesëshe me shumë nivele
  • Madhësia e dorezave është projektuar në madhësinë e dorëzave të kuzhinës
Stainless steel half grid

Gjysmë grila nga çeliku i pandryshkshëm

Kjo grilë ju lejon të përdorni gjysmën e sipërfaqes së gatimit në skarën tonë EGG për të pjekur në skarë, tiganisur ose pjekur në mënyrë të ngadalshme/rosto dhe kështu ju keni hapësirë të mjaftueshme për të prezentuar teknikat tuaja tjera të gatimit. E punuar nga çeliku i pandryshkshëm i cilësisë më të lartë, me dije qoftë.

  • Çeliku i pandryshkshëm 304.
Perforated half grid

Gjysmë grila me vrima

A ju pëlqen të gatuani në EGG përbërës delikat si ushqimet e detit dhe peshku? Mbajini ata të pacënuar Grilën e Gatimit me Vrima. Gjithashtu ideale për perime të copëtuara imët ose shparg, për shembull.

  • Nga alumini jo-ngjitës
  • Rezistente ndaj nxehtësisë deri në 232Co
Half convEGGtor Stone

Gjysmë guri për pjekje

Ta quash të gjithanshëm është pak për gjysmë gurin për pjekje. Nëse jeni në disponim për të gatuar, ju mund të gatuani vetë bukën tuaj, picën calzone ose biskotat – por gjithashtu mund ta përdorni gurin e pjekjes si një shtresë të ndërmjetme nëse doni të gatuani në mënyrë të tërthortë.

I projektuar për të qenë një “gur i zonës pa-djegie” kur dy pjesët bashkohen, duke siguruar hapësirë maksimale për gatim. Me një konvEGGtor, diametri më i vogël nënkupton se ushqimi rreth skajit mund të digjet. Në këtë mënyrë, ky është ideal për gatim të volumit të madh në temperaturë më të ulët, si gatimi i krahëve të pulës. Gjithashtu, kur njëra gjysmë përdoret për gatim në dy zona, ju jep një sipërfaqe të plotë të gjysmës ku mund të gatuani ushqimin pa u shqetësuar për djegien. Gjysmë guri për pjekje është i punuar nga qeramika e Big Green Egg.

Ju lutem vini re: kur përdorni Setin 5- pjesësh të zgjerimit të EGG (EGGspander), vetëm 1 Gjysmë Guri për Pjekje do të përshtatet në shtresën e mesme për shkak të madhësisë së saj.

Cast iron half grid

Gjysmë grila nga giza

A jeni një përdorues serioz i skarës? Duke përdorur Gjysmë Grilën nga Giza, ju mund të përgatisni biftek salmoni, biftek viçi dhe perime që shfaqin një model të vijave të grilës për t’i pasur zili. Pjekur në mënyrë perfekte në pjesët e jashtme dhe tejet të buta në brendësi. Gjysma e sipërfaqes së gatimit, por shija jo gjysmake por e plotë.

  • Gizë rezistuese
  • Për përdorim në të dyja anët. Përdorni anën tjetër për shenja më të gjera të vijave të grilës.
Half cast iron plancha

Gjysmë tigani Plancha për pjekje në skarë

Një pllakë gize me rul të dyfishtë: mund të piqni përbërës delikat ose më të vegjël në anën e hullizuar, ndërsa ana e sheshtë është ideale për petulla, pallaqinka ose vezë. Juve ende ju mbetet një gjysmë në dispozicion. A ka dikush ndonjë dëshirë tjetër?

  • Gizë rezistuese
  • Për përdorim në të dyja anët. Një anë të sheshtë dhe një të hulizuar

Përzgjedhja e teknikave të gatimit

EGGspander

Gatimi shumë-zonësh (direkt dhe indirekt)

Zgjeruesi (EGGspander) mundëson gatimin direkt dhe indirekt në të njëjtën kohë.

EGGspander

Pica dhe pjekje

Shndërroni pajisjen tuaj EGG në furrë picash për picat më të mira me aksesorin convEGGtor dhe me Gurin për Pjekje. Përdorni grilën/kornizën shumë-nivelëshe për të zgjeruar pjekjen tuaj.

EGGspander

Gatimi shumë-nivelësh

Ofron mundësi të zgjeruara të gatimit kur gatuani shumë ushqime në të njëjtën kohë ose kur gatuani për grupe të mëdha njerëzish. Grila e lartë e gatimit tërhiqet mbrapa për qasje të lehtë në ushqimin tuaj.

EGGspander

Pjekja në skarë në stilin Cowboy

Grila/korniza 2 pjesëshe shumë-nivelëshe kthehet në anën e kundërt për pjekje të drejtpërdrejtë në stilin “Cowboy” pak mbi nivelin e qymyr drurit.

EGGspander

Gatim i ngadaltë dhe në temperaturë të ulët

Përdorni setin 5 pjesësh zgjerues (EGGspander) me dy gurë gjysmë hënor për pjekje për ushqime në temperaturë të ulët dhe gatim të ngadaltë. Gatim shumë-orësh në një temperaturë të ulët për rezultate më të mira.

Kodi i artikullit

Large XLarge 2XL
Sistemi zgjerues
EGGspander
120762 121226
Rafti 2-pjesësh shumë-nivelësh 120755 121219
Shporta 1-pjesëshe e aksesorit convEGGtor 120724 121196
Grila gjysmë-hënore nga
çeliku i pandryshkshëm
120731 121202
Gjysmë grila me vrima 120717 121240
Gjysmë guri për pjekje 121035 121820 120960
Gjysmë grila nga giza 120786 121233
Gjysmë tigani Plancha për pjekje në skarë 122988 122995

Aksesorët e përdorur

TREGTARËT E BIG GREEN EGG

Hidhini një sy listës tonë të tregtarëve zyrtarë dhe gjeni atë që është më afër jush.

Agjentët e shitjes