• Pjata

    Pjata kryesore

  • Kategoria

    Klasikët,
    Mish i shpezëve

  • Teknika e gatimit

    Pjekje në skarë

  • Niveli

    I lehtë


  • Parapërgatitja

    20 minutat

  • Përgatitja

    45 minutat

  • Totali

    65 minutat

  • Shuma

    4 persona

Gekruide kippenvleugels

A dëshironi të përgatitni krahë pule në mënyrën amerikane në “Big Green Egg” tuaj? Atëherë përdorni këtë recetë të dëshmuar të krahëve të pulës të pjekur mbi skarë. Pasi që nuk do t’i piqni direkt mbi gacat e qymyr-drurit duke iu falënderuar “convEGGtorit”, nuk ka rrezik nga flakët dhe nuk ka nevojë që të kontrollohen pandërprerë. E si rezultat fitohen krahë të butë, të shijshëm dhe kërcëllues pule.

PËRBËRËSIT

Krahë

  • 2 kg krahë pule
  • 3 lugë gjelle vaj luledielli
  • salcë e bardhë skare

Për përzierje mëlmesash (ang. rub)

  • 1 lugë gjelle biber i kuq
  • 1 lugë gjelle pluhur hudhre
  • ½ lugë gjelle pluhur qepe
  • ½ lugë çaji piper i kuq djegës
  • ½ lugë çaji fara qimnoni
  • 1 lugë gjelle kripë
  • 1 lugë gjelle sheqer ngjyrë kafe
  • ½ lugë gjelle trumzë të tharë
  • 1 lugë çaji biber i kuq fara
  • ½ lugë gjelle lëvore qitroje e grirë imët

Për salcën barbekju

  • 100 ml keçap
  • 50 ml espresso
  • 1 lugë gjelle uthull nga vera e kuqe
  • 1 lugë gjelle lëng qitroje
  • 2 lugë gjelle sheqer ngjyrë kafe
  • 1 lugë gjelle pluhur qepe
  • ½  lugë çaji piper i kuq djegës
  • ¼ lugë çaji kripë

PËRGATITJA

  1. Ndizeni qymyr-drurin në “Big Green Egg” dhe lëreni të nxehet, së bashku me “convEGGtor”-in dhe grilën deri në 210°C. Përzieni përbërësit për përzierjen/mveshjen e thatë me mëlmesa (rub).
  2. Lyejini me brushë të dyja anët e krahëve të pulës me vaj luledielli dhe ia shtoni përzierjen e mëlmesave.
  3. Vendosini krahët e pulës mbi grilë dhe mbylleni kapakun e “EGG”-ut. Piqini krahët përafërsisht 20 minuta.
  4. Rrotullojini krahët e pulës, mbylleni kapakun dhe lërini të piqen për 20-25 minuta. Ndërkohë, përziejini  përbërësit për salcën barbekju në enën për salcë.
  5. 10 minuta para se krahët e pulës të jenë të gatshëm, vendoseni tiganin mbi grilën e “EGG”-ut dhe mbylleni kapakun. Lëreni të nxehet derisa të shkrihet sheqeri. Përziejeni shpesh dhe mirë. Lyejini me brushë krahët e pulës me salcë në të dyja anët afërsisht 5 minuta para se të përfundojë gatimi. Vishni dorëzat “EGGmitt” për ta bërë këtë gjë.
  6. Largoni krahët e pulës nga “EGG”-u. Lyejini përsëri me salcën për barbekju dhe shërbejini me salcën e bardhë për barbekju.

Aksesorët e përdorur

Inspiration Today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi