• Pjata

    Pjata kryesore

  • Kategoria

    Mish

  • Teknika e gatimit

    Gatim i ngadaltë,
    Gatim indirekt

  • Niveli

    I lehtë


  • Parapërgatitja

    70 minutat

  • Përgatitja

    480 minutat

  • Totali

    550 minutat

  • Shuma

    20 persona

Çfarë është fileto gjoksi?  Është copë mishi nga gjoksi i lopës, që përbëhet nga dy muskuj: mishi pa dhjam i prerë rrafshët dhe “pjesa” me dhjam. Është specialitet klasik amerikan që –duke iu falënderuar konkurrencës së barbekju- po fiton popullaritet edhe në Evropë. Përgatitja e fileto gjoksi nuk ka shumë punë, por kërkon durim. Koha e saktë e përgatitjes është vështirë të përcaktohet pasi që varet nga trashësia dhe përqindja e yndyrës së mishit. Filloni shumë kohë paraprakisht; lirisht mund ta lini fileton e gjoksit të qëndrojë për disa orë shtesë.

PËRBËRËSIT

Fileto gjoksi

  • 1 copë mishi nga gjoksi (nga pjesa e poshtme e gjoksit të lopës), përafërsisht 5 kg

Për përzierjen me mëlmesa (marinadë e thatë)

  • 2 lugë gjelle biber të kuq
  • 1 lugë gjelle farë të bluar kopër
  • 1½ lugë pluhur hudhre
  • ½ luge gjelle farë të bluar qimnoni
  • 1½ luge gjelle trumze të tharë
  • 1½ luge gjelle origano të tharë
  • 1½ luge gjelle sheqeri ngjyrë kafe
  • 1½ luge gjelle piper të zi
  • 1 lugë gjelle kripë deti të imët

PARAPËRGATITJA

  1. Pritini gilcat e forta nga mishi dhe largoni dhjamin e tepërt. Përziejini përbërësit për përzierjen  me mëlmesa (marinadën e thatë-ang. rub).
  2. Lyejeni tërë pjesën e mishit me përzierjen dhe lëreni të qëndrojë të paktën 1 orë në temperaturë dhome.

PËRGATITJA

  1. Përziejini dy grushte ashkla druri të arrës amerikane me qymyr-drurin në “Big Green Egg”. Ndizeni qymyr-drurin dhe lëreni të nxehet “EGG”-u, me “convEGGtor”-in, deri në 135°C.
  2. Ngriteni “convEGGtor”-in (me dorëzat EGGmitt të veshura) dhe spërkatni një grusht ashkla  mbi qymyr-drurin e ndezur. Rivendosni “convEGGtor”-in sërish në vendin e tij dhe vendosni grilën brenda në “EGG”. Vendosni mishin e gjoksit mbi grilë dhe futeni  termometrin me matje nga largësia në brendësi të mishit. Mbylleni kapakun e “EGG”-ut dhe caktoni temperaturën e termometrit në 85°C. Lëreni mishin të piqet për rreth 8 orë në 135°C deri sa të arrihet temperatura bazë e caktuar. Koha e përgatitjes mund të ndryshojë në masë të madhe.
  3. Largojeni mishin nga “ Big Green Egg” sapo të jetë arritur temperatura bazë. Mbështilleni lirshëm me foli alumini dhe vendoseni mishin (për izolim) në ftohës. Lëreni mishin të qëndrojë për të paktën 30 minuta para se ta shërbeni.

Aksesorët e përdorur

Inspiration Today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi