Një BigGreenEgg do të ju zgjasë një jetë të tërë;veçanërishtnëse e mirëmbani mirë. A jeni kureshtarë për atë se çfarë mund të bëni ju për të mirëmbajtur EGG-në tuaj?Ne do t’ju tregojmë gjithçka që ju duhet të dini në këtë video udhëzuese!Në mënyrë alternative, ju mund të lexoni këshillat tona të dobishme në lidhje me mirëmbajtjen.

Shikoni videon

Onderhouden

Mbulojeni EGG-në tuaj

Ju patjetër qëmund ta lini EGG-në tuaj në ambient të hapur gjatë gjithë vitit, sepse qeramika e saj unike mund të përballojë lehtësisht të gjithfarësoj kushtetë motit.Ne, megjithatë, ju rekomandojmë që të mbuloni EGG-në kur nuk jeni duke e përdorur për të mbrojtur pjesët e metalta të saj.Ajo që mund të përdorni, për shembull, është një ngaMbulesat tona të dobishme të EGG , të disponueshme në madhësi të ndryshme.

Në këtë mënyrë, ju mund të parandaloni ndryshkjen e këtyre pjesëve me kalimin e kohës ose dëmtimin në ndonjë mënyrë tjetër.

Onderhouden

Kontrolloni të gjitha bulonat dhe dadot /kundërvidhat

Rreth një muaj pas montimit të EGG-së tuaj, kontrolloni nëse të gjithë bulonat dhe dadot/ kundërvidhat që keni vendosur gjatë montimit janë ende të shtrënguara.Shtrëngoni ato, nëse është e nevojshme.

Duke vepruar kështu, bulonat e gjatëtë shiritave (rrathëve) të zinj që rrethojnë bazën e qeramikës dhe kapakun qeramik mund të shtrëngohen deri në atë masë sa ata të tregojnë njëkurbë të vogël.

Mirëmbajtja e pjesëve të metalta dhe prej gize

Mbani pjesët e metalta lëvizëse të EGG-it, në veçanti menteshën (bagllamën) dhe derëzën e ajrosjes, në gjendje optimale duke spërkatur ato me WD-40 ose një llak silikoni disa herë në vit.

Përveç kësaj, ne ju rekomandojmë që rregullisht të trajtoni pjesën e sipërme/mbyllësen e metaltë me funksion të dyfishtë me një vaj vegjetal. Kujdes:mos përdorni vaj ulliri për këtë qëllim (madje as vajin tonë tëullirit.

Onderhouden

Ndërroni rondelën e leshtë

Me kalimin e kohës, do të ju duhet të zëvendësoni rondelën (unazën e leshtë) ndërmjet kapakut qeramik dhe bazës së qeramikës, pasi që kjo cohë e leshtëmbron qeramikën dhe parandalon “ajrin e rremë” (depërtimin e ajrit).

Ju mund të zëvendësoni lehtë cohën e leshtëduke përdorur, Kutinë e veglave të rondelës (Gasket Kit), një qelës #13, një thikë për përdorim të përgjithshëm ose shpatull stukimi, një copë lecke ose një vatëfërkimi, dhe aceton.Veproni si më poshtë:

Hapi 1: Hiqni kapakun shuarës qeramik ose mbyllësen e metaltë me funksion të dyfishtënga EGG.Përdorni çelësin për të zhvidhosur dadot në shiritin e zi të sipërm, ngritnime kujdes kapakun e qeramikës dhe vendoseni me kokë poshtë në një sipërfaqe të mbrojtur.Sigurohuni që kapaku të mos bjerë!

Hapi 2: Çlirojeni shiritin e zi të poshtëm nga baza qeramike dhe lini bazën në vendin e vet.

Hapi 3: Përdoreni thikën për përdorim të përgjithshëm dhe/ose shpatullën e stukimit për të hequr sa më shumë që të jetë e mundur cohën e leshtë të vjetër nga baza qeramike dhe kapaku i qeramikës.Hiqeni cohën e leshtëdhe ngjitësin e mbetur me një leckë ose sfungjer të zhytur nëaceton.

Hapi 4: Prisni të paktën një orë derisa acetoni të jetë avulluar.

Hapi 5: Ngjiteni me kujdes/aplikoni cohën e leshtë(vetë-ngjitëse) në rrathët/buzët e bazës qeramike dhe kapakun e qeramikës. Sigurohuni që tegelat e cohës së leshtënë bazën dhe kapakun nuk janë saktësisht në të njëjtin vend.Është më mirë të lejohet që coha e leshtë të varet pak në pjesën e jashtme sesa në pjesën e brendshme (ku do të digjet në momentin që ju filloni të përdorni EGG-në tuaj).Mundohuni të mos ngjitni cohën e leshtë shumë fort, por e lini pak më të çlirët, pasi mund të tkurret më tej kur të nxehet. Prijeni cohën me kujdes në tegelat.

Hapi 6: Ri-montojeni BigGreenEgg. Mbajeni shiritin në bazën qeramike dhe shtrëngoni dadot, duke i lënë pak të çlirëta.Vendoseni kapakun me kujdes në shiritin e sipërm të brezit dhe shtrëngoni dadot, duke i lënë edhe këto pak të çlirëta.Sigurohuni që kapaku dhe shiritat janë përsosmërishtdrejtë.Me kujdes drejtoni ato nëse është e nevojshme, dhe pastaj shtrëngoni fort të gjitha dadot.

Zëvendësoni pjesët e tjera nëse është e nevojshme

Ne garantojmëcilësinë e produkteve tona, (modeleve, si dhe aksesorëve).Sot e kësaj dite, çdo “BigGreenEgg” inspektohet në hollësi para se të dali nga fabrika.Ky inspektim na mundëson që të garantojmë se produkti ynë është i cilësisë së lartëdhe më i miri i llojit të vet.Megjithatë, nëse ndodh që diçka të prishet, ne ofrojmëservis dhe garanci  të shkëlqyer .

Nëse ju për fat të keq nuk jeni në gjendje të përfitoni nga këto, ju gjithmonë mund të zëvendësoni vetë disa pjesë standarde ose aksesorë.Për shembull: Termometri në kapakun prej qeramike (Matësi i Temperaturës Tel-Tru ) ose Grila prej çeliku të pandryshkshëm.

Kjo është pak a shumëe gjithë mirëmbajtja e nevojshme për të pasur një Big GreenEgg funksionale gjatë gjithë jetës! Lexoni më shumë në faqen e Servisitdhe Garancisë ose shkarkoni Udhëzuesin e Përdoruesit të Big Green Egg.

BigGreenEgg ka bërë gjithçka që është e mundshme për të garantuar sigurinë e pajisjes së gatimit/furnelës gjatë përdorimit.Megjithatë, vetë përdoruesit janë përgjegjës për sigurinë e tyre dhe atë të mjedisit të tyre.Përdoruesit duhet gjithmonë të veprojnë me kujdes dhe të trajtojnë EGG-në dhe aksesorët me kujdes.

Inspiration Today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi