Rub maken

Megjithëse ju mund të blini shumë përzierje të thata mëlmesash të gatshme, është shumë më zbavitëse t’i përgatitni vet. Kjo nuk është shumë e vështirë dhe ka shumë gjasa që tashmë i keni të gjithë përbërësit në dollapin tuaj. Në këtë artikull special, eksperti i Big Green Egg Ralph de Kok do t’ju tregojë se sa të shumëllojshme dhe të shijshme janë këto receta të përzierjeve të mëlmesave dhe se një përzierje mëlmesash për mish pule do të funksiononte mirë edhe për karkaleca dhe brinjë.

Shumëllojshmëria e përzierjeve të mëlmesave

Përzierjet e mëlmesave janë shumë të mira për të shtuar aromën! Brinjët patjetër kërkojnë një lyerje/mveshje të mirë me mëlmesa, por ka lloje të tjera të mishit dhe shpendëve, madje edhe perime, të cilave me siguri mund t’u bëjë mirë një lyerje me mëlmesa. Është shumë e lehtë t’i bëni ato, veçanërisht nëse keni një recetë të mirë si pikënisje, të cilën mund ta adaptoni për t’iu përshtatur shijes suaj.

Përzierjet e mëlmesave (rubs) shpesh nuk janë asgjë më shumë se një përzierje e kripës dhe erëzave, shpesh me sheqer bojë kafe ose sheqer kallami dhe disa mëlmesa shtesë në formë të barishteve, lëvore limoni ose kokrra kafeje. Ju mund të bluani shumë lehtë kokrrat e kafesë në një mulli manual të kafesë dhe e njëjta gjë vlen edhe për erëza të plota, siç janë kokrrat e piperit. Përzierjet me mëlmesa zakonisht i mveshen mishit para se ky të gatuhet. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është të vendosni përzierjen (të përgatitur vet) në një mbajtës kripe, ta spërkatni atë në mënyrë të barabartë mbi përbërësin dhe ta shtypni lehtësisht mbi përbërësin. Një tjetër opsion do të ishte që së pari të lyeni mishin me një shtresë të hollë luledielli ose vaj ulliri të butë për të siguruar që përzierja e mëlmesave të ngjitet. Sa i përket sasisë, mos harroni se aroma e përzierjes nuk duhet të jetë shumë dominuese në krahasim me përbërësin për të cilin po e përdorni atë. Për shembull, në krahasim me një qafë derri, do të ju duhej një shtresë shumë më e hollë e përzierjes për krahë pule.

Përzierje mëlmesash dhe përbërësit e tyre

Përbërësit e ndryshëm secili kanë funksionin e tyre. Barishtet dhe mëlmesat sigurojnë aromën dhe, në disa raste, gjithashtu ngjyrën. Njësoj sikurse është rasti me kripën, sheqeri shtohet për më shumë arsye sesa thjesht për aromë/shije. Ngrohja e mishit do të bëjë që sheqeri të karamelizohet, gjë që do të ndihmojë në formimin e një shtrese të mirë kërce/krokante, e cila shpesh pëlqehet shumë kur është fjala për mishin dhe mishin e shpezëve. Keni kujdes kur piqni përbërësit me një përzierje mëlmesash që përmban sheqer. Kur temperatura është tepër e lartë (dmth. kur tejkalon 180 ° C), sheqeri do të digjet dhe do të ndikojë negativisht në aromën. Kripa është më shumë se vetëm një përforcues natyror shije. Kripa është e njohur për aftësinë e saj që të nxjerrë lagështinë nga përbërësit, por pas më shumë se gjysmë ore, lagështia, duke përfshirë aromat, do të absorbohet përsëri nga mishi. Për këtë arsye, është e rëndësishme që menjëherë të filloni përgatitjen e ushqimit pas lyerjes me mëlmesa, ose të prisni të paktën dy orë përpara se pjesa më e madhe e lagështirës të jetë absorbuar përsëri.

Gjithmonë në dispozicion

Përzierjet me mëlmesa janë gjithfarësoj dhe mund të përdoren në mënyra të ndryshme. Njëra është më e përshtatshme për mishin e viçit, ndërsa tjetra kombinohet në mënyrë të përkryer me mishin e shpezëve, peshkun ose perimet. Një përzierje bazike mëlmesash do të ishte e përshtatshme për gjithçka. Në varësi të asaj që dëshironi të përgatisni, ju mund të përdorni përzierjet/lyerjet me mëlmesa si lyerje ose vetëm për aromë. Në fund të fundit, përbërësit e përzierjes  gjithmonë do të garantojnë një kombinim të mirë aromash, madje edhe kur ju spërkatni përzierjen në ushqime pas përgatitjes, ose nëse e hidhni në ushqimin. Kur përgatitni një përzierje të veçantë mëlmesash për herë të parë, sigurisht që do t’i përmbaheni sasive të recetës deri në imtësi. Pasi ta keni shijuar atë, ju mund t’ia përshtatni atë shijes tuaj personale. A preferoni që diçka të jetë pak më shumë djegëse? Jeni të lirë për të eksperimentuar dhe për të përdorur pak më shumë piper djegës, për shembull. Dhe pasi që të keni gjetur recetat përfundimtare? Përgatisni sasi të mëdha të  tyre në mënyrë që gjithmonë të keni përzierje të shijshme dhe të përgatitura vet të mëlmesave.