Keni blerë një Big Green Egg MiniMax dhe mezi prisni që ta ndizni? Ne mund t’ju ndihmojmë që ta montoni pajisjen tuaj MiniMax sigurt dhe saktë, hap pas hapi. Shikoni video-klipin tonë të dobishme tëmontimit, lexoni disa këshilla të rëndësishme sigurie dhe le të fillojmë!

Shikoni video-klipin

Dëshironi të rishikoni hapat më të rëndësishëm të montimit të pajisjes tuaj EGG kurdo që ju përshtatet më së miri? Ne kemi radhitur keta hapa në vijim!

Para se të filloni: hapeni paketimin dhe kontrolloni nëse përmban manualin/udhëzuesin dhe të gjitha pjesët e Big Green Egg MiniMax.

Hapi 1: Filloni duke fiksuar menteshën si në shiritin e zi të poshtëm ashtu dhe në atë të sipërm. Përdorni bulonat dhe dadot e furnizuara për të bërë një gjë të tillë. Më pas fiksoni dorezën e drurit në shiritin e zi të sipërm. Ne po ashtu kemi ofruar bulona dhe dado (kundërvidha) për këtë qëllim. Sigurohuni që mos ta montoni dorezën mbrapsht. Kontrolloni për t’u siguruar që çdo gjë është shtrënguar siç duhet.

Hapi 2: Vendosni 4 bulonat/dadot shtesë në shiritin e zi të poshtëm. Ju mund t’i përdorni këto në një fazë të mëvonshme për të përforcuar fiksimin e shiritit në bazën prej qeramike.

Hapi 3: Vendosni bazën prej qeramike në Bartësin e EGG (EGG Carrier), që është i përfshirë si pajisje shtesë standarde. Sigurohuni që derëza e rrymimit të ajrit të pozicionohet me kujdes ndërmjet 2 ‘këmbëve’ të bartësit të EGG dhe mu nën tekstin Big Green Egg, duke mundësuar kështu hapjen dhe mbylljen e lehtë të saj. Vendosni enën qeramike të zjarrit në bazën e pajisjes EGG. Sigurohuni që vrima në fund të enës së zjarrit të jetë në lartësinë e njëjtë me derëzen e rrymimit të ajrit. Pastaj vendosni grilën e qymyrit, unazën qeramike të zjarrit dhe grilën prej çeliku të pandryshkshëm në pajisjen EGG. Sigurohuni që vrimat më të mëdha në unazën qeramike  të zjarrit janë në pjesën e sipërme.

Hapi 4: Ngjitni shiritin e poshtëm të zi në pjesën e sipërme të bazës prej qeramike. Sigurohuni që të poziciononi saktë dorezën duke marrë për bazë pikën e saj të mesme.

Hapi 5: Më pas vendosni kapakun prej qeramike me oxhak në shiritin e zi (rrethin) të sipërm. Kushtojini vëmendje pozitës së saktë të termometrit dhe logos së “BigGreenEgg” në kapak teksa bëni një gjë të tillë. Termometri dhe logoja duhet të vendosen në vijë të drejtë mbi dorezë.

Hapi 6: Pasi që t’i keni vendosur të gjitha pjesët në vendin e duhur, sigurojini shiritat e zi në të dyja anët e “EGG” duke përdorur bulonat (e gjatë) dhe dadot e furnizuar. Largoni shiritin e sigurisë nga mentesha.

Hapi 7: Shtrëngoni mirë të gjitha dadot (kundërvidhat) në shiritin e epërm dhe të poshtëm të zi për të fiksuar mjaftueshëm të dy shiritët në bazën dhe kapakun prej qeramike.

Hapi 8: Vendosni termometrin në kapakun prej qeramike të pajisjes EGG dhe fiksoni atë në pjesën e brendshme të kapakut.

Hapi 9: Fiksoni cohën e leshtë të furnizuar në pjesën e sipërme të oxhakut në kapakun prej qeramike. Pastaj vendosni kapakun shuarës prej qeramike (nëse nuk planifikoni ta përdorni “EGG” menjëherë) apo kapakun e metaltë me funksion të dyfishtë (nëse planifikoni ta përdorni “EGG” menjëherë).

Urime! Pajisja juaj MiniMax është gati për përdorim! Për më shumë informata, mund të lexoni në faqen e Përdorimit të EGG  oseshkarkoni Udhëzuesin për përdorues të Big Green Egg.

Këshilla të sigurisë

“BigGreenEgg” është shumë e sigurt për t’u përdorur, me kusht që EGG përdoret për qëllimin e synuar dhe ndiqen udhëzimet e caktuara. Gjatë montimit të “EGG” tuaj, merrni parasysh këshillat e mëposhtme të sigurisë në mënyrë që të shijoni përdorimin pa brenga të “BigGreenEgg” dhe shijet e ushqimeve të mrekullueshme, nga të cilat ju shkon goja lëng, që mund t’i përgatisni në të!

  • Vendoseni dhe përdoreni “EGG” në një vend që është i sigurt dhe ku sipërfaqja e tokës është e rrafshët.

    Sigurohuni që “EGG” të jetë stabile dhe asnjëherë mos e vendosni në sipërfaqe të pjerrët  ose jo të rrafshët. Mundësisht, vendosni “EGG” në një “kallëp të EGG” (EGG Nest) ose “bartëse të EGG” (EGG Carrier). Nëse e keni vendosur “EGG” në/mbi një tavolinë me rrota, sigurohuni që t’i bllokoni rrotat sapo “EGG” të jetë në vendin e vet në mënyrë që të mos lëviz.

  • Mos e vendosni “EGG” në sipërfaqe druri ose sipërfaqe tjera të djegshme, ose në afërsi të objekteve të djegshme.

    Kur “BigGreenEgg” është në përdorim, fundi i bazës prej qeramikës rrezaton një sasi të madhe të nxehtësisë. Shmangni rrezikun e zjarrit dhe asnjëherëmos e përdorni “EGG” në ose në afërsi të drurit ose objekteve tjera të djegshme, ose nën drunjë të ulët ose degë të varura.

    “EGG” është e destinuar që të përdoret në një “kallëp metali të EGG” ose në një tavolinë të veçantë integrale në mënyrë që të ekzistojë një hapësirë e zbrazët nën “EGG”. Si alternativë, “EGG” mund të vendoset në një pllakë betoni. Asnjëherë mos e vendosni “EGG” afër një hapësire magazinimi që mund të përmbajë substanca të djegshme.

  • Lëvizni “EGG” duke e tërhequr atë, e jo duke e shtyrë.

    Nëse dëshironi ta lëvizni “EGG”, ju rekomandojmë që t’i vendosni të dyja duart në “kallëpin/folenë e EGG”/“bartësin e EGG” ose në “mbajtësin e kallëpit/folesë” (NestHandler) dhe ta tërhiqni “EGG” prapa jush. Mos e shtyni atë para jush! “Kallëpi i EGG” ose “mbajtësi i kallëpit” nuk janë paraparë të tërhiqen në ndonjë sipërfaqe jo të rrafshët të tokës, siç janë guralecët, toka e butë ose bari. Lëvizeni “EGG” nëpër një sipërfaqe stabile dhe kërkoni nga dikush që t’ju ndihmojë, nëse është e nevojshme.

“BigGreenEgg” ka bërë gjithçka që është e mundur për të garantuar sigurinë e pajisjes së gatimit kur është në përdorim. Megjithatë, vetë përdoruesit janë përgjegjës për sigurinë e tyre dhe atë të mjedisit të tyre. Përdoruesit duhet gjithmonë të veprojnë me kujdes dhe ta trajtojnë “EGG” dhe pajisjet shtesë me kujdesin më të madh.

Inspiration Today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi