Për t’u siguruar që mund ta shijoni “BigGreenEgg Medium” tuaj në maksimum, është e rëndësishme që ta montoni atë saktë. Videoja jonë e montimit do t’ju ndihmojë ta montoni “Medium” tuaj në mënyrë të sigurt dhe të saktë. Ju po ashtu mund t’i lexoni pa u nxituar të gjithë hapat e procesit të montimit dhe këshillat më të rëndësishme të sigurisë.

Shikoni videon

Dëshironi që t’i shqyrtoni hapat më të rëndësishëm të montimit të “EGG” tuaj kurdo që ju përshtatet më së miri? Ne i kemi radhitur këta hapa në vijim!

Para se të filloni: hapeni paketimin dhe kontrolloni nëse në të është udhëzuesi dhe të gjitha pjesët e “BigGreenEgg Medium”.

Hapi 1: Filloni duke fiksuar menteshën si në shiritin e zi të poshtëm ashtu dhe në atë të sipërm. Përdorni bulonat dhe dadot (kundërvidhat) e furnizuar për të bërë një gjë të tillë. Më pas fiksoni dorezën e drurit në shiritin e zi të sipërm. Ne po ashtu kemi ofruar bulona dhe dado (kundërvidha) për këtë qëllim. Sigurohuni që mos ta montoni dorezën mbrapsht. Kontrolloni për t’u siguruar që çdo gjë është shtrënguar siç duhet.

Hapi 2: Vendosni 4 bulonat/dadot shtesë në shiritin e zi të poshtëm. Ju mund t’i përdorni këto në një fazë të mëvonshme për të përforcuar fiksimin e shiritit në bazën prej qeramike.

Hapi 3: Fiksoni shiritin e zi të poshtëm në pjesën e sipërme të bazës prej qeramikës. Sigurohuni që ta poziciononi saktë  dorezën duke e marrë për bazë pikën e saj të mesit.

Hapi 4: Më pas vendosni kapakun prej qeramike me oxhak në shiritin e zi të sipërm. Kushtojini vëmendje pozitës së saktë të termometrit dhe logos së “BigGreenEgg” në kapak teksa bëni një gjë të tillë. Termometri dhe logoja duhet të vendosen në vijë të drejtë mbi dorezë.

Hapi 5: Pasi që t’i keni vendosur të gjitha pjesët në vendin e duhur, sigurojini shiritat e zi në të dy anët e “EGG” duke përdorur bulonat (e gjatë) dhe dadot e furnizuar. Largoni shiritin e sigurisë nga mentesha.

Hapi 6: Vendosni termometrin në kapakun prej qeramike të “EGG” dhe fiksoni atë nga brenda kapakut.

Hapi 7: Vendosni enën qeramike të zjarrit (mangallin) në bazën e “EGG”. Sigurohuni që vrima në fund të enës së zjarrit është në të njëjtën lartësi si derëzae rrymimit të ajrit. Pastaj vendosni unazën e zjarrit prej qeramike, grilën e qymyrit dhe grilën prej çeliku të pandryshkshëm në “EGG”. Sigurohuni që vrimat më të mëdha në unazën e zjarrit prej qeramike të jenë në pjesën e sipërme.

Hapi 8: Fiksonicohën e leshtë tëfurnizuar në pjesën e sipërme të oxhakut në kapakun prej qeramike. Pastaj vendosni kapakun shuarës prej qeramike (nëse nuk planifikoni ta përdorni “EGG” menjëherë) apo mbyllësen e metaltëme funksion të dyfishtë (nëse planifikoni ta përdorni “EGG” menjëherë).

Urime! “Medium”i juaj është gati për përdorim! Për më shumë informata, mund të lexoni në faqen Përdorimi i “EGG” oseshkarkoni Udhëzuesin e përdorimit të “Big Green Egg”.

Këshilla të sigurisë

“BigGreenEgg” është shumë e sigurt për t’u përdorur, me kusht që EGG përdoret për qëllimin e synuar dhe ndiqen udhëzimet e caktuara. Gjatë montimit të “EGG” tuaj, merrni parasysh këshillat e mëposhtme të sigurisë në mënyrë që të shijoni përdorimin pa brenga të “BigGreenEgg” dhe shijet e ushqimeve të mrekullueshme, nga të cilat ju shkon goja lëng, që mund t’i përgatisni në të!

  • Vendoseni dhe përdoreni “EGG” në një vend që është i sigurt dhe ku sipërfaqja e tokës është e rrafshët.

    Sigurohuni që “EGG” të jetë stabile dhe asnjëherë mos e vendosni në sipërfaqe të pjerrët  ose jo të rrafshët. Mundësisht, vendosni “EGG” në një “kallëp/fole të EGG” (EGG Nest) ose “bartëse të EGG” (EGG Carrier). Nëse e keni vendosur “EGG” në/mbi një tavolinë me rrota, sigurohuni që t’i bllokoni rrotat sapo “EGG” të jetë në vendin e vet në mënyrë që të mos lëviz.

  • Mos e vendosni “EGG” në sipërfaqe druri ose sipërfaqe tjera të djegshme, ose në afërsi të objekteve të djegshme.

    Kur “BigGreenEgg” është në përdorim, fundi i bazës prej qeramikës rrezaton një sasi të madhe të nxehtësisë. Shmangni rrezikun e zjarrit dhe asnjëherëmos e përdorni “EGG” në ose në afërsi të drurit ose objekteve tjera të djegshme, ose nën drunjë të ulët ose degë të varura.

    “EGG” është e destinuar që të përdoret në një “fole metali të EGG” ose në një tavolinë të veçantë integrale në mënyrë që të ekzistojë një hapësirë e zbrazët nën “EGG”. Si alternativë, “EGG” mund të vendoset në një pllakë betoni. Asnjëherë mos e vendosni “EGG” afër një hapësire magazinimi që mund të përmbajë substanca të djegshme.

  • Lëvizni “EGG” duke e tërhequr atë, e jo duke e shtyrë.

    Nëse dëshironi ta lëvizni “EGG”, ju rekomandojmë që t’i vendosni të dyja duart në “folenë e EGG”/“bartësin e EGG” ose në “mbajtësin e folesë” (NestHandler) dhe ta tërhiqni “EGG” prapa jush. Mos e shtyni atë para jush! “Foleja e EGG” ose “mbajtësi i folesë” nuk janë paraparë të tërhiqen në ndonjë sipërfaqe jo të rrafshët të tokës, siç janë guralecët, toka e butë ose bari. Lëvizeni “EGG” nëpër një sipërfaqe stabile dhe kërkoni nga dikush që t’ju ndihmojë, nëse është e nevojshme.

“BigGreenEgg” ka bërë gjithçka që është e mundur për të garantuar sigurinë e pajisjes së gatimit kur është në përdorim. Megjithatë, vetë përdoruesit janë përgjegjës për sigurinë e tyre dhe atë të mjedisit të tyre. Përdoruesit duhet gjithmonë të veprojnë me kujdes dhe ta trajtojnë “EGG” dhe pajisjet shtesë me kujdesin më të madh.

Inspiration Today

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi