Pizza Big Green Egg

A keni pjekur ndonjëherë pica të gatshme në “Big Green Egg”? Përgatitja vetë e picës së freskët është më argëtuese, më e shijshme dhe më ushqyese! Themelet përbëhen nga një brumë i mirë pice dhe salca e picës, që mund t’i përgatitni paraprakisht. E pas kësaj, vetëm ia shtoni përbërësit e preferuar përmbi dhe ajo do të jetë e gatshme për 5 minuta!

Pica e përsosur

Sipas gatuesve napolitanë të picave, nuk ka asgjë më të mirë se një furrë tradicionale me dru e punuar prej guri për ta pjekur picën e përsosur. Furrat nga guri mund t’i përballojnë temperaturat e larta e guri natyror gjithashtu e ruan nxehtësinë. Të dy këta faktorë janë thelbësorë për një bazë të mirë kërcëlluese. Me përdorimin e drurit si lëndë djegëse, pica juaj do ta ketë shijen e mrekullueshme dhe autentike. Me “Big Green Egg”, mund të krijoni një efekt krejtësisht të njëjtë, që ju mundëson të piqni pica të përsosura shpejt dhe lehtë në shtëpi.

Baza kërcëlluese autentike

Me vendosjen e “convEGGtor”-it nën grilë, krijohet pengesë natyrale mbi nxehtësinë direkte nga qymyr druri, gjë që është qenësore që mos të digjet pjesa e poshtme e brumit të picës. Për shkak se kapaku i EGG-ut çdoherë mbyllet pas secilit veprim, nxehtësia qarkullon njësoj si në furrën me ventilator. Ky qarkullim i ajrit e pjekë picën nga të gjitha anët, gjë që siguron pjekje të njëtrajtshme. Si një bonus shtesë, qarkullimi i ajrit i jep picës suaj aromën e veçantë të qymyr drurit. Me vendosjen e gurit për pjekje në grilë, ju krijoni furrën tuaj nga guri. Është e përsosur kur kombinohet me temperaturën e duhur- si dhe me një recetë të mirë e brumit për pica, që është e domosdoshme për një bazë krokante autentike. Përparësi tjetër e “Big Green Egg”-ut është se, ndryshe nga furra e gurit, ai nxehet shpejt, gjë që mundëson pjekje më të shpejtë dhe të harxhoni më pak lëndë djegëse gjatë këtij procesi.

Përgatitni vetë picën tuaj

E gjitha që iu nevojitet për të bërë picë të freskët, përveç EGG-ut, convEGGtor-it, gurit për pjekje dhe recetës për brumin e picës është salca e përgatitur në shtëpi për pica dhe përbërësit e freskët. Frymëzohu nga shijet klasike të picës Margarita dhe picës me katër djathëra dhe  bëhuni gati për t’u befasuar nga shija e picës me tuna dhe alga. Ka gjasa të mëdha që ta fitoni shije të veçantë për pjekjen e picave dhe, pasi t’i keni përvetësuar gjërat bazë, do të filloni të eksperimentoni me të gjithëfarësoj përbërësish që vendosën sipër. Në këtë mënyrë, jo vetëm që do ta keni një picë të përsosur, por mund ta krijoni edhe picën tuaj të dallueshme vetanake!