Minimax

Ne jemi Big Green Egg në Evropë dhe jemi lider në tregun e kamado-ve. Kemi punuar shumë përgjatë 17 viteve të fundit për të arritur këtë pozitë dhe ende punojmë çdo ditë parreshtur me pasion dhe kënaqësi të madhe.

XLarge monteren

Rrënjët tona

Rrënjët tona i kemi në Amerikë. Big Green Egg është kamado-ja e parë moderne e prezantuar aty, duke e bërë atë origjinalen. Që nga lansimi i saj në Atlanta, Gjeorgji në vitin 1974, kemi pasur më shumë se 40 vite në dispozicion për perfeksionimin e EGG tonë. Sidoqoftë, kombinimi i një zbulimi të lashtë aziatik dhe teknologjisë inovative (pjesërisht nga NASA) është ende themeli i suksesit tonë.

Ne ju sigurojmë se secila pajisje “EGG” plotëson standardin më të lartë të cilësisë, e pikërisht kjo është arsyeja pse nuk bëjmë asnjë koncesion të çfarëdo lloji në lidhje me procesin e prodhimit- as në qeramikën që përdorim, as në kohëzgjatjen e procesit të prodhimit dhe as në përzgjedhjen e fabrikës me të cilën bashkëpunojmë.

E prodhuar në Meksikë

Për më shumë se 25 vite, çdo pajisje “Big Green Egg” është prodhuar në një fabrikë me teknologji të lartë (hi-tech) në Meksikë (dhe, jo në Kinë, siç është pohuar nga disa, e cila është në anën tjetër të botës). Kjo fabrikë (Daltile) punëson vetëm profesionistë që janë të specializuar në punën me qeramikë që duhet të nxehet në temperatura shumë të larta. Jemi krenar për kontratën tonë ekskluzive me Daltile, duke siguruar që ata do të prodhojnë kamado vetëm për Big Green Egg. Në këtë mënyrë, procesi i prodhimit do të mbetet i fshehtë, sikurse në rastin me formulën e Coca-Colës.

Shikoni video-klipin

Tel-Tru Temperature

Fakti se Daltile është certifikuar me ISO 9001 paraqet një vlerë të shtuar të konsiderueshme, pasi që siguron se të gjitha proceset evidencohen dhe se cilësia e secilës fazë është e gjurmueshme. Secila pajisje “EGG” i nënshtrohet një inspektimi të hollësishëm përfundimtar dhe vetëm ato që janë 100% të përsosura do të dalin nga fabrika, gjë që gjithashtu shpjegon se përse jemi të sigurtë në dhënien e garancisë së kufizuar të jetëgjatësisë për qeramikën tonë.

Bashkëpunimi jonë me Daltile në Meksikë është një nga aspektet që e bëjnë Big Green Egg kaq unike. Kjo është në përputhje me qëllimin tonë për të arritur më të mirën e të mirave. Në fund të fundit, cilësia është ajo që nuk ka se si të mos dal në pah.

INSPIRATION TODAY

Nëse dëshironi të merrni dozën tuaj të inspirimit nëpërmjet e-mail, atëherë regjistrohuni për fletushkën tonë mujore Inspiration Today dhe shtoni pak më shumë shije inbox-it tuaj. Kjo është e gjitha që ju duhet të bëni për të marrë recetat më të shijshme, meny inspiruese sezonale, këshilla praktike dhe shumë, shumë më tepër!

Regjistrimi